Ylli Pollogati (poezi)

Ylli Pollogati (poezi)
Ylli Pollogati
 
KËNGA E MALLIT

Thinjat mbi ball sa kishin filluar ta humbisnin në të bardhë ngjyrën,
kur e grinjta nisi të duket qiellit.
Heshtja dhe brengët si në garë ecin.
Asgjë të drejtë nuk shoh.
S'po njoh të djeshmit,
As të nesërmit,
Të tashmit më dhëmbin.
Vetes, kohën nuk ja përcaktoj dot.
Panjohësia i ngjet një lumi shtrat ndërruar.
Nuk më habit asgjë,
se si këmbët e dhisë po jetojmë..
Se kam hiç me të vdekurit,
Me ta, nuk doja të harrohesha si i larguar,
për tu harruar.
Ika vërtet
Mos më gjukoni.
Me vete asgjë nuk mora.
Vetëm një këngë, që me kujtimet çantës i peshuan.
Këngën e mallit,
që me amzën e kohës rron.
Çmallem me të.
Aty është jeta ime e jotja..
Dhimbje ndjeva, kur litarin mbi një trëndafil kishin hedhur.
Zjarrit të shpirtit një erë u përplas
Dhe prapë them e bukur është kjo këngë, më e bukur se unë.
Hënës i ftuar jam.
Brënda të argjëndës së saj vallzohet e
këndohet për bukuri,
Sa lulja e zëmrës me aromën e saj, dashurinë ndizte.
Edhe me yjet fola Me brymën kishin ardhur, nga një erë rrahur e pikur moteve.
Ka kohë habija kokës ja shton një meraku:
A do më pres njeriu i zëmrës?
Lotët e mallit a do m'i puthi?
Kënga dhe meraku vetëm nuk më lanë,
Dhe amaneti i nënës, i xhamt' me mua nëpër Stanboll frymon.
Vendosa, vetë ta këndoj këtë këngë, malli.
Gërmat do ti thërmoj që tek e
pamundura, dashuria të flas me gjuhën e saj të vërtet.