Francesca Gallello Gabriel Italo Nel Gómez
Angela Kosta, shkrimtare, gazetare, përkthyese dhe promovuese kulturore me famë ndërkombëtare, nënshkruan këtu, një nga veprat e saj më intime dhe më të guximshme. Me një zë të pastër dhe autentik, autorja përshkon hijet e depresionit, dhimbjen e humbjeve, forcën e amësisë, lidhjen me rrënjët dhe rikthimin e ngadaltë drejt dritës.
Duke Përqafuar Sërish Diellin nuk është thjesht një libër: është një rrugëtim ndërgjegjësimi. Është historia e një gruaje që ka njohur humnerën dhe ka gjetur, hap pas hapi, rrugën për t’u ngritur sërish.
- amësia si spirancë dhe premtim
- përvuajtja si plagë që vazhdon të flasë
- emigracioni si çrrënjosje dhe rilindje
- depresioni si sëmundje e heshtur dhe shkatërruese
- besimi si prani e qëndrueshme
- shkrimi si shpëtim
Çdo kapitull është pjesa e një rruge që nuk fsheh asgjë: as brishtësinë, as forcën, as frikën, as shpresën.
Një nga veçoritë më të çmuara të këtij botimi është prania e portreteve digjitale evokative, të krijuara posaçërisht për të shoqëruar kapitujt më intensivë të librit.
Nuk janë ilustrime të thjeshta, por imazhe simbolike, të afta të rikthejnë vizualisht emocionet e autores:
- humbjen e vetvetes
- sëmundjen e rëndë
- zinë për vëllain
- vdekjen e nënës
- emigracionin
- shtëpinë e zbrazët
- shqetësimin
- brishtësinë që bëhet e vërtetë
- nipërit e mbesat
- besimi
- shkrimi
- kujtesa
- shpresa që rikthehet
Çdo imazh është projektuar dhe kuruar nga shtëpia botuese VELIERO APS, e cila ka punuar me kujdes të imtësishëm për t’u ofruar lexuesve një përvojë unike ku fjala dhe vizioni plotësojnë njëra-tjetrën.
Si botuese, besoj se nëse një libër ka vlerë, atëherë duhet të ketë vlerë edhe kujdesi që i përkushtohet, dhe ky libër e meritonte të gjithin.

E lindur në Elbasan dhe banore në Itali që nga viti 1995, Angela Kosta është një figurë e rëndësishme në peizazhin kulturor ndërkombëtar. Deri tani ka botuar 36 libra, poezi dhe tekste në mbi 45 gjuhë, është anëtare e shumë institucioneve letrare e akademike dhe ka marrë vlerësime në shumë vende të huaja.
Veprimtaria e saj si përkthyese, promovuese kulturore dhe drejtuese revistash ndërkombëtare, e bën një nga zërat më aktivë dhe më të vlerësuar në dialogun ndërkulturor.
-Në libër ju shkruani se depresioni “hyn në majë të gishtave, si një hije e errët.” Kur e kuptuat se kishte filluar rruga e rilindjes?
-Familja, fëmijët dhe nipërit tuaj janë një prani e vazhdueshme. Çfarë roli patën në ringritjen tuaj?
"Ata ishin spiranca ime. Fëmijët e mi janë drita që nuk shuhet kurrë, nipërit e mbesat buzëqeshja që mbush dhe zhduk heshtjen. Tek ata gjeta forcën për të vazhduar të jetoj.
-Humbja e vëllait tuaj të vetëm 17 - vjeçar dhe e nënës suaj (e re në moshë edhe ajo), janë dy plagë të thella. Si bashkëjetojnë sot në kujtesën tuaj?
-"Janë plagë që nuk mbyllen kurrë, por bëhen pjesë e jotja. Vëllai im është një kujtim që më shoqëron kudo, nëna ime një zë që mbetet kurdoherë. Ata vazhdojnë të jetojnë në gjestet e mia, në mendimet e mia, në mënyrën time të dashurisë së veçantë.
-Flisni shpesh për fëmijërinë dhe rrënjët tuaja. Sa kanë ndikuar ato në gruan që jeni sot?
-“Rrënjët nuk shkëputen kurrë vërtet. Edhe kur jeta të shpie larg, ato mbeten brenda teje. Fëmijëria ime, familja ime, toka ime: e gjitha kjo jeton ende në mua.”
-Duket se shkrimi ka qenë një spirancë shpëtimi. Çfarë përfaqëson sot kjo për ty?
-“Shkrimi ishte një mënyrë për të mos humbur vetveten. Ishte një urë mes dhimbjes dhe shpresës. Sot është mënyra ime për të mbetur e gjallë, autentike, e pranishme.”
-Keni ndonjë mesazh që dëshironi t’u lini lexuesve?
-“Njeriu nuk duhet të ketë frikë nga brishtësia e tij. Aty lind e vërteta dhe drita... edhe atëherë kur duket e largët, ajo rikthehet gjithmonë.”
-Duke Përqafuar Diellin është një libër që jo thjesht vetëm shfletohet: ai takon lexuesin. Është një vepër që flet me ata që kanë vuajtur, që kanë dashur, që kërkojnë një mënyrë për të filluar sërish.
Si botuese e VELIERO APS, dëshiroj të falenderoj autoren Angela Kosta që na besoi këtë histori intensive dhe të ndritshme. Ne kemi kuruar çdo detaj, fjalët, imazhet, strukturën, me respektin që i takon një vepre që lind nga zemra.
Ky libër është një gjest dashurie. Dhe tani i përket lexuesve ta thonë fjalën e tyre...
Nga: Francesca Gallello Gabriel Italo Nel Gómez Botuese - VELIERO APS



Moderator 