NUK JAM VETËM
(poezisë)
Nuk ndiej vetmi
kur jam me ty,
kur më rrëmben mendje e zemër,
kur s'më braktis,
më je besnike,
e ndjenjës denjësisht
i vë një emër.
Nuk jam vetëm kurrësesi,
orë e çast,
praninë ta ndiej,
edhe pse humbesh labirintesh,
me intuitë mrekullisht të gjej.
Vargjet renditur
si shkallë arene
bujarisht më ndihin
të ngjitem më lart,
si Koloseum
në mendje e shpirt,
ndërtohesh ti në çdo varg.
Nuk ka kuptim
të ndiej vetmi,
kur praninë ta ndiej
çdo ditë më shumë,
kufij vetes dot s'i gjej,
në vargje mbytem
si në det me shkumë.
Vetmia merr arratinë,
kur pranë më jeni,
nuk më braktisni,
me mirësi më ushqeni,
shpirtin me hire ma vadisni.
Poezia pjesëmarrëse në edicionin e 9-të të Festivalit "Muza Budiane"që Klubi "Pjetër Budi"zhvillon çdo vit,me poetë pjesëmarrës nga të gjitha trevat shqipfolëse.