Portret krijuesish
NEZIR RAMOSAJ (piktor e veteran i arsimit) U lind me 1954 në Carrabreg të ulët -Deçan. Mbaroj Shkolla e Artit - Peje dhe Akademinë e Artit -pikturë në klasën e Prof.Muslim Mulliqit,gjenerata e parë .Si pedagog i artit punoj në gjimnazin,,Hajdar Dushi"dhe në shkollën e mjeksisë,,Hysni Zajmi "-Gjakovë. Është piktor aktiv e i përkushtuar për krijimtari artistike.Ka shumë ekspozita personale dhe kolektive përmes asociacioneve të artistëve në Kosovë e jashtë. Shkas për këtë shkrim u bë vizita jonë nga Klina:Prof.Azem Gashi,piktor doajen,Ismet Krasiqi,aktor e poet dhe unë Xhixhi, piktor për të parë ekspozitën e piktorit Nezir Ramosaj të hapur për Festat e Nëntorit në hapësirat e QK ,,J.Gërvalla"-Deçan me moton ,,NËN DRITËN E GJERAVICËS. Fryma e tabllove të ekspozuara në këtë ekspozitë kryesisht është frymëzim e reflektim i bukurive të natyrës së bjeshkëve të Deçanit, arqitektura e peisazhi si identitet i qenësisë së kësaj ane të bukur shqiptare,veshja ,etnografija ,tradita e bujaria e veçuar tradicionale...

Në ekspozitë janë përfshi edhe portrete e tabllo historike nga Skënderbeu deri të Adem Jashari dhe Dëshmorët e luftës së fundit të UÇK-si vlerë e sakrificë mbinjerëzore për LIRI. Kështu piktori Ramosaj krijon një galeri figurash historike,të realizuara me kujdes e profesionalizëm dhe në kombinim e qasje lirike të temave të pashterrshme dukagjiase ,vjen para vizitorëve si krijues i kompletuar tradicional e artist figurativ. Krijuesi me idetë asociative prekë palcën e riteve të trashëgimisë tonë të pasur përmes brushës e paletës së pasur koloristike. Kompozimet i nderton në pëlhurë me ngjyra vaji e akril duke sjell mjeshtërinë e vet estetike. Tabllot e realizuara nga Ramosaj e të ekspozuara në këtë rast në vendlindjen e vet Deçan, përbëjnë një rrugëtim interesant nëpër ajrin dhe qiellin e kthjellët të Gjeravicës,ujin e ftohtë që rrjedhë gurgullimë dhe krijon peisazhin e bukur e të rrallë . Për të treguar talentin dhe meditimin artistik bashkohorë,piktori në disa tabllo ngjizë lirshëm figuracionin dhe apstrakten duke nxjerr një stil të veçantë të ndërtimit kompozicional ashtu siç bëjnë piktorët me përvojë duke gjurmuar rrugët e artit gjithmonë duke kujtuar fjalët e artistëve të mëdhenjë si A.Giacometti e Ibrahim Kodra së,,Objektivi i Artit nuk është të kopjoj a riprodhim realitetin,por të krijojë një realitet të dytë" E vizituam ekspozitën e Nezir Ramosajt dhe u mbushem frymë arti këto ditë Nëntori. Suksese e punë të mëtejshme piktorit e mikut tonë,artistit pedagog deçanas .!!

Me respekt miqt vizitorë nga Klina:
Idriz Berisha-Xhixhi,Azem Gashi e Ismet Krasniqi-Lala