NJË LETËRNJOFTIM I SHKURTËR
Ph.D.Dashnim Hebibi, doktor i shkencave politike, gazetar, poet, moderator, publicist nga Presheva, lindi më 12 qershor 1976 në Vranjë, qytet, i cili, dikur ishte përplot me shqiptarë, pak kilometra nga Presheva, aty afër Krahinës së Mollës së Kuqe. Si i ri ka filluar të shkruajë për këto treva, si për Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin. Pas shkollës fillore dhe asaj të mesmes, që i kreu në Preshevë, ai menjëherë iu drejtua shkollimit të lartë.
Sa ishte gjimnazist u dallua edhe me aktivitete të ndryshme, që organizoheshin në Preshevë, ku edhe shpesh ishte organizatorë. Dashnim Hebibi e mbaroi Fakultetin e Gazetarisë në Tiranë (1995-1999), ndërsa edhe gjatë studimeve shkroi nëpër shumë mediume shqiptare të asaj kohe, duke takuar edhe personalitete të ndryshme.
Dashnim Hebibi i ka mbaruar edhe disa studime pasdiplomike, si Akademinë Diplomatike dhe Menaxhimin e Krizave në Tiranë dhe në vitin 2011 e ka mbaruar Magjistraturën në Diplomaci në UEJL- Tetovë. Dashnimi e mbaroi Akademinë Ndërkombëtare të Kriminalistikës te i njohuri Avi Bleier, në Tel Aviv të Izraelit. Punoi disa vite redaktor i diasporës në të përditshmen “Bota Sot”, redaksia në Cyrih; punoi si korrespodent në Televizionin e Maqedonisë, redaksia në gjuhën shqipe, për tri vjet me radhë nga Zvicra.
Ka redaktuar dhe recensuar shumë vepra, gjithmonë si gazetar i lirë. Deri në shkurt 2010, ishte drejtor i ‘Albanian Media Center’ (qendrës së vetme mediale në diasporë), si redaktor i Agjencisë së Lajmeve ‘Kosova e Re’, si dritare informative për diasporën shqiptare.
Dashnimi ka realizuar shumë intervista me personalitete të ndryshme politike, si në atdhe, ashtu edhe me ata ndërkombëtarë, duke u nisur nga Presidenti i ndjerë Dr. Ibrahim Rugova, i ndjeri Azem Hajdari, Fehmi Mujota, Jakup Krasniqi, Ramush Haradinaj, Behgjet Pacolli, Jakup Krasniqi, Lulzim Basha, Akademik Nexhat Daci, ish Presidentin e Shqipërisë Dr. Sali Berisha, Ismail Kadare, Prof. Dr. Zef Mirdita, Presidentin e Shqipërisë, z. Bujar Nishani, Ish Presidenten e Kosovës, znj. Atifete Jahjaga, Prof.dr. Fadil Selmanin, rektorin e parë të Universitetit të Tetovës, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, Rektor i Universitetit të Evropës Juglindor (UEJL) në Tetovë dhe shumë e shumë personalitete.
Ndër personalitetet e huaja, ka intervistuar: Wesley Clark, Eliot Engel, Calmy Rey, Presidenten e Kroacisë, znj. Kolinda Grabar-Kitaroviç, Milan Bandiç, kryetar i Zagrebit dhe shumë personalitete të tjerë.
Dashnim Hebibi ka shumë mirënjohje në diasporë për kontributin e tij të madh që e ka dhënë për integrimin e shoqërisë shqiptare. Ai ka marrë pjesë në ngjarje të ndryshme që kanë pasur të bëjnë me atdheun, si në aspektin politik, kulturor, ashtu edhe në atë sportiv e social.
Gazetarë me një përvojë të gjatë thuajse në të gjitha fushat e gazetarisë, redaktor si dhe kryeredaktor. Njohës i rrethanave të Europës Juglindore. Është shtetas zviceran dhe është duke punuar në disa projekte, duke e ditur, se komuniteti shqiptarë në Zvicër është gjithnjë e në rritje. Sipas burimeve tona, në gjithë Zvicrën, jetojnë dhe veprojnë mbi 400.000 shqiptarë. Gjuha shqipe është e pranishme nëpër shumë institucione në nivel Zvicre. Njohës i mirë edhe i mentalitetit të mërgatës në Zvicër, duke e ditur, se Dashnim HEBIBI ka doktoruar edhe në shkenca politike me temë për diasporën shqiptare. Një jetë gazetarisë.
Shkruan publicistikë, komenton ngjarje të ndryshme dhe nuk shpejton në analizat dhe qasjet, por kur ato lexohen, shihet se e kanë një studim vërtet të qartë.
E botoi gazetën e Diasporës ‘AMC Press’, ‘Kosova e re’ në gjithë diasporën shqiptare, por për shkaqe financiare iu desh ta ndërpriste. Ka shkruar edhe disa këngë patriotike për këngëtarët tanë më në zë, si Arif Vladi etj. Ka bashkëpunuar edhe me TV Diaspora-RTK për edicionin e Zvicrës. Ishte edhe korrespodent i TVM, redaksia në gjuhën shqipe, në kohën e luftës në Maqedoni, ku z. Hebibi, kishte raportime të përditshme nga mërgata shqiptare.
Duke qenë gazetar i lirë, ka shkruar edhe në të përditshmen ‘Zëri’, ‘Illyria’ në SHBA. Përndryshe, ai ka realizuar me dhjetra mbrëmje argëtuese e sportive në diasporë, duke moderuar me modesti të madhe profesionale.
Z.Hebibi ishte projektues edhe i Bibliotkës së parë shqipe në Zvicër, konkretisht në Cyrih në vitin 2002. Dashnimi ka marrë pjesë edhe në shumë organizime në të mirë të diasporës shqiptare në Zvicër, ka pranuar edhe mirënjohje të shumta nga shoqata që veprojnë në gjithë diasporën tonë, si nga LAPSH-i në Zvicër e Gjermani.
Ka punuar edhe mësues i shkollës plotësuese shqipe në Zvicër edhe atë në tri klasë në Kantonin Argau. Në prill të vitit 2011, Dashnim Hebibi u nominua “AMBASADOR PËR PAQEN” (AMBASSADOR FOR PEACE) nga organizata UPF (Federata e Paqes Universale), një organizatë me status të veçantë në Këshillin Ekonomik dhe Social të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB). Nga viti 2013 e deri në fund të vitit 2015, ishte në projektin medial ‘Dialog Plus’ me redaksi në Cyrih.
Punoi edhe si zv. kryeredaktor në revistën mujore „Plisi“, që botohej në Zvicër. Ai i kaloi jo më pak se mbi dy dekada në këtë profesion. Shkrimet e tij botohen nëpër shumë mediume në atdhe e diasporë. Aktualisht është Drejtor i Institutit Shkencor Helvetik të Evropës Juglindore me qendër në Zvicër.
Me datë 24.03.2023 mbaroi me sukses ciklin e tretë të studimeve për doktoratë në Fakultetin e Shkencave Shoqërore Bashkëkohore, Programi studimor: Shkenca Politike në UEJL të Maqedonisë Veriore. Ka edhe të publikuara edhe disa punime shkencore nëpër revista të ndryshme shkencore.
Ai është i martuar me Naimen, me të cilën ka tre fëmijë: Dean, Edan dhe Adin. Jeton e vepron në Zvicër. I dhënë tej mase pas profesionit të tij fisnikë të gazetarisë nepër fusha të ndryshme të profesionit nga politika, kultura, e deri te sporti.
Projektet e tija të shkruara, priten që një ditë të jetësohen këtu në Zvicër, sepse siç thotë edhe vet Dashnim HEBIBI, në diasporë e kemi një Shqipëri apo Kosovë të plotë. Integrimi, puna, respekti dhe paqja është alfa e omega e Dashnimit. Nga 01.11.2024, z.Hebibi e ka nisur projektin medial www.helveticALforum.ch ku është duke u mirëpritur shumë mirë nga mërgata shqiptare me qendër në Cyrih të Zvicrës.
Si dhe drejton Qendrën Mediale Shqiptare në Zvicër, SAM24.info
Titujt e veprave të botuara:
¥ ‘Njëqind Orë Udhëtim’ (përmbledhje poezish);
¥ ‘Hënë e Fshehur’ (poezi);
¥ ‘Kohë me Shumë Vrima’ (prozë);
¥ ‘Lexim i Tokës’ (poezi);
¥ ‘Kosova, një Zjarr Amë’ (poezi);
¥ ‘Dialog me Gurin’ (poezi, shqip-gjermanisht);
¥ ‘Aristokracia e Shpirtit’ (poezi, shqip-anglisht);
¥ ‘16 Plumbat e Fjalës’ (poezi);
¥ ‘Intervista në Tranzicion I’ (përmbledhje intervistash);
¥ ‘Intervista në Tranzicion II’ (përmbledhje intervistash);
¥ ‘Intervista në Tranzicon III’ (përmbledhje intervistash);
¥ ‘Intervista në Tranzicion IV’ (përmbledhje intervistash);
¥ Monografia e Shoqatës Humanitare ‘Medvegja’ me titull
30 Vjet në Shërbim të Kombit’;
¥ MonografiaeShoqatës Humanitare‘LuginaePreshevës’metitull ’10 Vjet për Kombin’;
¥ “Diaspora Shqiptare në Udhëkryq”, (Libri është botuar me ndihmën financiare të Qeverisë së Republikës së Kroacisë nga buxheti për vitin 2016, si mbështetës e projektitit të Bashkësisë Shqiptare të qytetit të Zagrebit dhe Prefekturës së Zagrebit, nëpërmjet të Këshillit për pakica kombëtare.
¥ “Lugina e Preshevës, Pjesë e Unit Kombëtar”, (Libër i shkruar enkas për vizitën që ia bëri Luginës së Preshevës Presidenti i Shqipërisë, Shkëlqesia e Tij, Z. Bujar Nishani, më 7 mars 2017. Vizitë historike, me që ishte vizita e parë e kësaj treve të një presidenti të Shqipërisë)
¥ Monografia e Bashkësisë Shqiptare në Rijekë „RIJEKA FOLE FENIKSËSH“
(Libri është botuar me ndihmën financiare të Qeverisë së Republikës së Kroacisë nga buxheti për vitin 2019, nëpërmjet të Këshillit për Pakica Kombëtare)
¥ Vështrim Presidencial mbi Diasporën Shqiptare, (Libri është botuar me ndihmën financiare të Qeverisë së Republikës së Kroacisë nga buxheti për vitin 2020, nëpërmjet të Këshillit për Pakica Kombëtare)
¥ Atdheu portativ ( (Libri është botuar me ndihmën financiare të Qeverisë së Republikës së Kroacisë nga buxheti për vitin 2020, nëpërmjet të Këshillit për Pakica Kombëtare)
„Gratë frymëzuese të diasporës shqiptare“, pjesa e parë
Gratë frymëzuese të diasporës shqiptare“, pjesa e dytë
Ribotim, “Lugina e Preshevës, Pjesë e Unit Kombëtar”
Ribotim, Vështrim Presidencial mbi Diasporën Shqiptare
Ribotim, Atdheu portativ
Në dorëshkrim;
Monografi për një personalitet të publicistikës shqiptare që ka jetuar në Zvicër
Gjenerata e re në diasporë (studim empirik)
Gjenerata e seniorëve në diasporë (studim empirik)
Monografi për një nënë shqiptare nga Lugina e Preshevës
Roman për një spital në Kosovë gjatë kohës së pandemisë CORONA
Poezi
1.
Me historinë e lisit të Krahinës së Mollës së Kuqe
Unë kam qenë brenda një lisi
Në një moshë krejt të re
aty ndjeva një diçka të veçantë
Një ëndërr të rrënjëve
Një ëndërr të shtrirjes së degëve
Dhimbja ime më mjafton
Pëshpëritjet nuk më duhen
Vuajtjen e domosdoshme të jetës do i vuaj
Koha ime e ka këtë drejtim
Dritarja ime është e hapur me tërë udhëtarët e dritës
Presheva është toka ime e njejtë
Krahinë e Mollës së Kuqe quhet
si Kosova, e njejtë
si lirida, e njejtë
si Ulqini e njejtë
Si Shkupi e njejtë
s´i Çamëria!...
Degët e lisit dhe lëvozhga e tij
kanë alfabetin e vet
se kuptojnë ata që janë aty
me gjakë udha u shtru
Shumë dhimbje ka duru
Aty është lisi
Aty do të jenë degët
Se dielli është ilir
Edhe sot
E kam të njejtën plagë të kohës
dhe të njejtën dhimbje…
2.
E jona është Krahinës e Mollës së Kuqe
Krahina në zemër të shqiptarisë
Me kreqytet Preshevën
Gurin e kujtesës e mbron
Gurin e megjes e ruan
Dorën bëjeni grusht
Mos Harroni, vejeni n´kujtesë
Gjaku i trimave s´shkrinë
Nëse nuk e mbajmë veten
Të mbjellat do shkretohen
Lirinë duhet dëshmuar
Te mirëqenia dhe ndërtimi!...
Preshëvën e kam Kryekëngë të zemrës
Shqiponjë në flamur
Kryekëngë në poezi
Shpirt të tokës në ate etnie.
3.
Në Zürich plac
Aty, ndjej fjalën time të heshtur
që peshon si gur mbi gjuhën e mërgimit,
heshtjen që flet me zërin e fushave të Preshevës,
me ofshamën e maleve që mbajnë plagë lufte.
Në “Cyrih Plac”,
hapat e mi trokasin mbi trotuar
si të ishin vargje të gdhendura në gur.
Po shkruaj një epitaf për veten,
për lotin që mbart kujtime
të një atdheu që thërret mes gjuhëve të huaja,
të një kohe që s’ka ndalur së shtënat e saj.
Në “Cyrih Plac”,
pamja e fëmijëve në Preshevë
vjen si një jehonë mes zhurmës së qytetit.
Lulet në kopshtet e shtëpive të vjetra çelin
për të parë jetën,
për të dëshmuar se nëna Xhevahire
i ujit me kujtime,
si të mbante gjallë një botë të tërë në rrënjët e tyre.
Në “Cyrih Plac”,
ndalova pak çaste më parë,
për të takuar familjarë, miq, shokë e dashamirë.
Takova vëllaçkon, e thirra Jeton,
e ai më pa me sytë e një kohe të rëndë.
Bashkë me vëllaçkon,
tokën e kemi të njëjtën plagë,
të njëjtën dhembje,
të njëjtën dashuri për të ardhmen e një krahinë
që mbetet mall dhe dhimbje në gjoksin e një kombi.
Në atë çast bashkëbisedimi,
hija na rrinte tek këmbët,
dëgjonte fjalët tona dhe i shkruante mbi asfalt.
Ne, me benzinë (vetura) matnim kilometrat,
njëjtë si qindarkat e mëngjesit për kafe,
si të matnim sa larg kemi shkuar,
sa larg kemi mbetur.
Vjen koha,
me rrënjët e saj si hije historie.
Ajo na ndjek, na flet,
na kujton se ne jemi aty, mes dy botëve,
të ndarë nga kufijtë,
por kurrë nga zemra.
Përgatiti Angela Kosta