ANGELA KOSTA PËRKTHEN VARGJET E AUTORES ITALIANE GIUSEPPINA GIUDICE
Giuseppina Giudice ka lindur në Agropoli, ku aktualisht jeton. Ajo është pedagoge e Gjuhës dhe Letërsisë angleze në Liceun "A. Gatto" në Agropoli. Ka marrë çmime dhe mirënjohje të rëndësishme për poezinë, ndër të cilat po përmendim: një nga Rai në Romë, një tjetër me medalje nga Senati (Romë), më pas emërimi si “Akademike e Nderuar” (Romë - 2003) dhe Akademike Leopardiane (Reggio Calabria - 2011), një çmim tjetër për karrierën në vitin 2010 (Pomigliano d’Arco), çmimin “Përmendje Nderimi e Gruas" (2010 - SA).
I është dhënë Diploma e Ekselencës (Mihailesti - Rumani 2004), u përzgjodh fituese për Çmimin Spoleto 2021 dhe për Çmimin Modigliani (2022).
U shpërblye në Asisi me rastin e Çmimit "Segni di Pace 2024). U emërua Akademike Nderi në Universum Academy Switzerland (2024) si dhe u nderua me Çmimin “Universum Donna 2024” në (Lugano).
Ka botuar këto përmbledhje poezish:
- “Gocce di rugiada - Pika vese” (2004)
- “Ci saranno altri giorni… come un tempo - Do të jenë ditë të tjera... si dikur” (2007)
- “Nell’isola di pensiero - Në ishullin e mendimit” (Shtëpia Botuese Pedrazzi - 2019)
- “L’io lirico urla - Unë lirika ulërin” (edizioni WE)
Katër romane:
- “Profumo di ginestre e polvere da sparo - Profum gjineshtrash dhe tym baruti ” (Albatros 2010)
- “Amori in prima linea - Dashuri në linjë të parë” (Albatros 2013)
(të dyja të paraqitura në Festivalin e Frankfurtit dhe në Sallonin e Torinos)
- “Una scelta d’amore - Një zgjedhje dashrurie” (2018 - 2020)
- “Una vita nuova - Një jetë e re” (PlaceBook - Roma 2020)
- “Racconti di vita tra ieri e oggi - Tregime jete midis të djeshmes dhe të sotshmes” - përmbledhje tregimesh (PlaceBook 2021)
- 3 libra me histori dhe përralla (PlaceBook)
Giuseppina Giudice është e pranishme në antologji të ndryshme italiane dhe të huaja, ndër të cilat përmendim:
- “Europainsieme” Ibiskos-Ulivieri (2006);
- “Sentimento Latino” (në gjuhën rumanisht dhe italisht - Bukuresht 2004);
- “Un grito por la paz” (Meksikë 2019);
- “Striving for Survival (OPA Anthology - Indi);
- “Bridges to Tomorrow”;
- “Farewell to War”;
- “Panta REI” (antologji dygjuhëshe: italisht - polonisht);
- “Voci versate” (Casa Editrice Pagine 2018);
- “Contributi per la Storia della letteratura italiana” vol.4- G. (Miano Editore - Milano 2009);
- “M’illumino d’immenso” (Casa Editrice Pagine);
- “Tra un fiore colto e un altro donato” (Aletti editore);
- “Dedicato a…” (Aletti editore);
- “Antologia di poeti contemporanei scelti” (Università degli Studi Repubblica di San Marino Univ. Anglo Cattolica S. Paolo);
- Speciale Infanzia - M.A.R.E.L 2020 - 2024;
- Speciale Donna 2021 - 2024 Collana M.A.R.E.L;
- Catalogo Spoleto Arte 2021.
- Enciclopedia e Poetëve Bashkëkohorë 3° vol. 2021) ediz. Billeci;
- Gems - IV, an Anthology of Pictorial Poetry and Art 2023 (Indi);
- Gems - VIII (Indi 2024);
- Catalogo Premio Modigliani - 2023;
- Vibrazioni Letterarie, (antologji në italisht dhe frëngjisht 2022, e paraqitur në Paris dhe Romë);
- Antologia “Precipitare nelle stelle” vol. I dhe vol. II (2023; 2024) Bosnjë - Hercegovinë;
- Rivista BezKres (Poloni);
- Antologjia “Racconti di libertà” - 2023 (Historica edizioni);
- Antologjia “Racconti campani” - 2023 (Historica Edizioni);
- Antologjia “I luoghi della memoria” - 2023 (Bertoni Editore);
- Antologjia “Lo Specchio” - 2023, e pranishme në Sallonin e Librit në Torino, (Bertoni Editore);
- "Agenda poetica 2024” e kuruar nga Bruno Mohorovich (Bertoni Editore);
- Antologjia "Diversità fa rima con unicità” (Casa Editrice Atile).
Ka marrë pjesë në Festivalin “Pero Zivodraga ZivKrovica” (ediz. 2020 - 2024).
Është anëtare e akredituar në Wiki Poesia dhe në Republikën e Poetëve. Është përfshirë në Albo d’Oro dei Poeti Contemporanei - Poetët Bashkëkohorë (Cenacolo Lett. Italiano di Cefalù). Ka marrë pjesë si shkrimtare në katër edicionet e "Settembre Culturale di Agropoli - Shtatori Kulturor në Agropoli", event kulturor i rëndësishëm italian. Ka qenë pjesë e Jurisë në disa konkurse letrare dhe ka bashkëpunuar me “Il Cilento Nuovo” si dhe revistën kulturore “Il Saggio”.
Poezitë e saj të para, janë të pranishme në disa biblioteka kombëtare. Kritikat për botimet e saj janë shfaqur në disa revista kulturore dhe gazeta prestigjoze. Disa prej poezive të saj janë përkthyer në gjuhët: serbisht, shqip, spanjisht, rumanisht, polonisht, anglisht dhe frëngjisht.
PËR ANNA FRANK
Lule e brishtë, ende në gonxhe!
Vërshonte jeta jote e re
si ujë i pastër i një kroi të lulëzuar
drejt një deti grabitqar dhe të panjohur.
Dashuria, ëndrrat e tua
antidoti kundër frikës ishin,
që i errët gjarpëronte
në strehën e ngushtë.
Të ngadalshme, monotone, të njëjta ato ditë
të cilat ankth thithnin,
por natën yjet guximtarë vështroje
në qiellin e Amsterdamit...
"Çmenduria do të shuhet!
Dashuria dhe paqja do të triumfojnë përsëri!"
Kështu të pëshpëriste ai qiell mik
dhe ti jetën ëndërroje!
Ditë të panumërta i shtoje viteve të tua,
ëndërroje, imagjinoje një të ardhme!
Por urrejtja, mashtrimi, paratë
dashurinë mundën...
Dhe ti, trëndafil i ri në gonxhe,
që profum jete dhe dashurie kishe,
larg u vyshke
në atë indiferencë të tmerrshme dhe çnjerëzore.
KU ËSHTË PAQJA?
Në këto ditë tmerri dhe mizore pa kuptim,
Të kërkoj, o Zot im,
me shpirt të përhumbur dhe të frikësuar.
Dhe të gjej në majat e mbuluara me dëborë,
në kambanat e kishave të botës,
në ngjyrat e qiellit dhe të detit,
në shikimin e shumë fëmijëve të pafajshëm,
të uritur, të terrorizuar;
në sytë e popujve të ndryshëm
që përgjërojnë paqen.
Dhe unë të kërkoj me zemërim e dhimbje:
"Përse zogjtë e vdekjes janë gjithmonë
më të fortë se ata të së mirës?
Përse paqja duket vetëm një mirazh?
Përse lajmëtari yt i paqes
është pre e korbave të pamëshirshëm
dhe dega e ullirit të tij ka rënë
në oqeanin e pakufishëm të së keqes?"
DËSHIROJ TË BËJ TË LULËZOJNË ZEMRAT
Dëshiroj t’i bëj zemrat të lulëzojnë,
si lule në pranverë;
të shoh xhevahire paqeje që çelin
në çdo vend të botës
dhe ta mbush me aromën e tyre.
Dhe vëllezër të përqafohen,
të falin, të qeshin,
sëbashku të ecin...
Dëshiroj që paqja dhe dashuria
të triumfonin mbi urrejtjen, mbi mizorinë,
mbi projektet e pakuptimta të pushtetit,
mbi forcën e shëmtuar, mbi luftën.
Dëshiroj që të gjithë njerëzit
të ndërtonin sëbashku ura
të vëllazërimit dhe solidaritetit,
mbi humnerat e lashta të urrejtjes dhe dhunës.
Dhe qiej të ngjyrosur me paqe,
me perëndime paralajmërues
për një të nesërme të re,
pa më urrejtje, as luftë!
Përktheu: Angela Kosta Drejtore Ekzekutive e revistës fizike MIRIADE, gazetare shkrimtare, poete, eseiste, redaktore, kritike letrare, botuese, promovuese