Ismet Krasniqi -Lala, aktor e poet
ARTISTI KRIJUES DHE KOMUNIKIMI LETRAR
Ismet Krasniqi-Lala u lind në Drenoc, Komuna e Malishevës me 1951 ndërsa jeton dhe vepron në Klinë. I diplomuar në UP për Filozofi-sociologji, për disa vjet punoj profesor në gjimnazin “Luigj Gurakuqi"-Klinë. Pjesën me të madhe të jetës merret me veprimtari kulturore, letrare e teatrale si aktor profesional (kreu Aktrimin në klasën e Enver Petrovcit).
Një periudhë ishte drejtor i SHK “Jehona e Dukagjinit" dhe me sukses e udhëhoqi atë duke u angazhuar edhe vet sidomos në teatrin amator që e pat emërtuar ,,Osman R.Gashi" me talent për aktrim. Opinionit i është i njohur si Lala i cili u angazhua në shumë projekte filmike, humoristike, role të shumta në teatër.
Ismeti është ideator i disa Manifestimeve kulturore në Klinë e jashtë duke u bërë i njohur me përkushtimin e tij prej artisti krijues. Ideoi Manifestimin tradicional DITA E PLISIT, i cili nxjerr edhe librin tematik nga këto manifestime DITA E PLISIT që ka arritur të nxirret deri në 11 numra e sivjet (2025, presim të 12-tin).
Ismeti është anëtarë i LSHK dhe i disa asociacioneve letrare e kulturore: LPSHA Pegasi Albania, “Vora Ujko"-Klinë, Karvani i shkrimtarëve për fëmijë ,,Agim Deva", anëtar nderi në disa shoqata në Zvicër, Suedi. Është AMBASADOR PAQE i shpallur nga Federata e Paqes. Krahas angazhimeve teatrale në shumë role ai është mjaft aktiv në jetën letrare.
Ka të botuara 24 vepra letrare të zhanreve: Poezi, eseistikë, dokumentare, Monografi etj.
Veprat që botoj nga 2005 deri me 2024:
-QESH E QAJ JETËN TONË(humor,2005),
-FOLKLORI ARTI I PAVDEKSHËM (Kronikë festivalësh-2007),
"LINDJA E LUFTËTARIT" (dramë2008, “DASMA E LULANIT" (komedi,2008),
“RREZET E REA" (poezi2011), “SHEKUJ ZGJOJNË NGA GJUMI"-dueti Salih e Feriz Krasniqi (2012), "POROSIA GJYSHIT" (poezi për fëmijë 2012), "RRUGËTIM NËPËR AMËSI (2013), "KËNDVËSHTRIME KULTURORE (2013), "ZOGU DHE LONI" (poezi për fëmijë-2015), "NË HAPËSIRAT E ARTIT" (2016), "FOLEJA E SHQIPËS (poezi 2017),
"ÇELNA UDHË" (poezi 2017), "LINDJA E LUFTËTARIT" (dramë 2018), "URAT E KOMUNIKIMIT (kronika, reportazhe, recensione 2018), "SKËNDERBE-GJERGJI YNË" (poezi 2019), "YLBER MBI KALA" (poezi për fëmijë 2019), "AEDËT SHQIPTARË TË SHEK.XX (për duetin Salih e Feriz Krasniqi-intervista 2020).
Librat në bashkë autorësi:Prend Buzhala-Ismet Krasniqi:
-DITA E PLISIT -11 vëllime," URATËDREJTË QIELLIT" -(poezi përkushtuese), "VLERA QË NUK KANË MORT(2024), Antologji për dëshmorin SEJDI KRELANI (poezi 2015), poashtu poeti Ismet Krasniqi është përfshi në disa përmbledhje poezish më autor tjerë si në: Shkup, Podujevë, Tropojë, Malishevë, Gjakovë, Drenas si dhe në librin monografik të Prend Buzhalës "SHTEGËTIME ME MAXHINË E SË BUKURËS"(2016).
Ismeti është bashkëthemelues i Festivalit Folklorik I KËNDOJMË LIRISË-Klinë," në ODA E LLAPUSHËS" -Malishevë, "ODA E LALËS"-RTV FONTANA, si dhe i shumë projekteve, video kasetave, humorit. Në përgjithësi njihet si njeriu i show emisioneve, skeqeve e humorit të gjallë popullor kudo ndodhet.
Ka një numër të madh shpërblimesh, po veçojmë:
KRIJUES I VITIT (2012, KK.Klinë) AKTOR I VITIT (2013,2016) nga LNPSHA Pegasi AL, Çmimi AKTORI MË I MIRË SARANDË (2015), ÇMIMI ,,TAFIL KELMENDI" (2015 Malishevë) si në Zym, Istog, Sh “,lenagrafik-Prishtinë etj.
INTERKOMUNIKIMI LETRARO-ARTISTIK NË KRIJIMTARINË E ISMET KRASNIQIT
Artisti krijues ndjeshëm shpreh botën dhe komunikimin mes botës e artit.
Arti i tij është real, i kapshëm, i lexueshëm, komunikativ. Nganjëherë edhe pos konkretes, depërton edhe në shtresime fantastike por racionale me dritëhijet e vendlindjes së poetit, atje ku i mori edhe frymëzime, kujtimet, vuajtjet po edhe gëzimet. Kur lexuesi ka në dorë librin e Ismetit, i duket i njohur, i afërt, me ngjyra reflektive të peizazheve nga vendlindja.
Brenda kopërtinave na dalin koreografi, rapsodi bardhësi, etnografi kullash e dasmash. Skena festivalësh e dramash më flamuj lindjesh e valle lirie. Edhe në poezitë për fëmijë kërkohet midis imagjinatës e humorit të hollë, gëzimit e hares, gazit e lotit.
Portreti krijues i poetit e aktorit Ismet Krasniqi është galeri e përsosur me figura, drama e përsiatje njerëzore.
Për krijimtarinë e Ismetit kanë shkruar studiues: Prend Buzhala, Sejdi Berisha, Bedri Tahiri, Tahir Bezhani, Migena Arllati, Lulzim Logu, Muhamet D.Rugova, Mikel Gojani etj
Përgatiti Idriz Berisha - XHIXHI