XHULJETA FERRAJ
Kush është Xhuljeta Ferraj? Xhuljeta ka lindur në qytetin e Vlorës në fisin Ferraj 20 janar 1977. Xhuljeta rrjedh nga një familje artistësh, intelektuale të Vlorës. Ajo rritet midis 7 fëmijëve të tjerë,5 motra dhe 3 vllezër. Në shkollën fillore talenti i saj vihet re nga profesorët e muzikës, dhe letërsisë. Ajo shkruante poezi, proza, tregime. Në korin e shkollës në fillore ,ajo mëson nga mësuesja e saj e muzikës këngëtarja Anita Bitri. Nëpër shfaqje ajo recitonte poezi, këndonte dhe kërcente. Mbaron me nota të larta gjimnazin, dhe ajo dëshiron të vazhdoj shkollën e Artit jashtë shtetit. Transferohet në Itali në qytetin e Parmës mbas rënjes së diktaturës Enver Hoxha, në moshë të re me familjen e saj (viti 1996-97). Ajo studion për informatik në Parma Itali, më von studjon kurse për parukeri, estetik në Itali. Frekuenton shkollën me koreograf shqiptarë profesionalë që përvetëson artin e Valles popullore ,dhe koreografin në qytetin e PARMËS. Ajo mbaroj shkollën e aktrimit , Akademin e Artit 5 vjeçare, Internacionale- Film -Theatër Producsion-në Zvicër me korospodence nga Italia. Xhuljeta sot është aktore profesioniste-ndihmse regjisore-make-up Artist. Xhuljeta është Autore e 6 librave .
1 “Lulekuqa” poezi.
2 “Ti erdhe me bukurinë e vjeshtës” poezi.
3) “DYLBERJA” poezi.
4 “Rilinda” - poezi.
5 “ETHET” -Monokoreodramë .
6. ” Kapiteni ‘97" - roman , i realizuar edhe si skenar filmi, nga vetë autorja.
Xhuljeta këndon dhe ka realizuar edhe klipe të ndryshme ,si autore, dhe këngëtare e këngëve të saj. Xhuljeta ka punuar si moderatore tek TV Ari në Zvicër. Xhuljeta është edhe koreografe, dhe valltare e valleve internazionale. Është drejtoresha e miseve nga Italia, me Missfrendum. Xhuljeta vite më parë ka punuar edhe si modele në Itali. Aktore profesionale e Theatrit Laterne.-make -up Artist-dhe ndihmëse regjizore.-kostumografe. Ka luajtur rolin e një ruse me emrin Krajkova tek komedia. “Gëzimi dhe hidhërimi”. Ka marrë pjesë në serjalin KTHETRA ,me regji të regjisorit Adem Kicaj, në rolin e prekurores me emrin Zhaklina. Dhe është autore -aktore tek MONOKREODRAMA ETHET. Xhuljeta punon dhe vepron midis Italisë dhe Zvicrës ,Gjermanisë dhe Shqipërisë. Është Aktore e lirë . Mbetet një artiste dimensionale. Sot bashkpunon edhe me producent tek Tv Parma Itali, për të mbajtur gjallë artin Shqipëtar në emigrim . Ku aty i është dhënë privilegji si moderatore, drejton një emision televiziv për shqiptarët e Diasporës, për artin Shqiptarë. Autorja Ferraj është këngëtare e polifonis së jugut,por edhe serenatave korçare, ajo i përshtatet çdo lloj zhanri. Pra Xhuljeta ngelet një Artiste dimensione dhe shkrimtare e shquar.
NUK NDIHET AS E DASHUR AS GRUA
Nëse në krahun tënd femra thotë s’të dua,
nuk ndihet as e dashur ,as grua,
më mirë lere të lirë,se kurrë s'është rehatuar,
ti vendin s'ia ke përgatitur ke harruar.
E nëse një ditë do pyesësh veten i çuditur?
pse më iku nga duart ajo femër?
lexo sytë e saj ,sa ka vuajtur,
dhimbjes i ka dhënë një emër .
Dhe po nuk je lexues i zgjuar,
mos hap një kapitull të ri,
kur s'je i zoti për një grua,
rri beqar për bukuri.
Mos shpif poshtë e lartë, si ta ka ëndja,
shan kudo nëpër miqësi i prapi,
hiqesh burrë me fjalë të rënda,
me vepra bën kakërdhi si ciapi.