Nerminete Demiri, poezi

Nerminete Demiri, poezi
SHPIRTI NDJEN FRESKI
 
Fuqia e botës
Është buzëqeshja
Kur bota rrokulliset
Dëshira shtohet për ngrohtësi
Shpirti ndjen freski
Dua që të flitet
Vite me radhë për dashuri.
 
Fjalët triumfojnë
Por mbesin vetëm fjalë
Për çdo dhimbje të papritur
Të takimeve ndër vite
Përcjellë nga begatit
Me fjalët e shpirtit
Që sjellin freski.