HISTORIA E “TEATRIT SHQIPTAR” (Pjesa -II-)
1.Grupi i nxënësve të Kolegjit Saverian
2.Grupi i rrethit Sh. Jozefit
3.Grupi i Oratores se Zemrës së Krishtit (A.S. f. 26)
Më vonë u krijuan grupe të tjera, si ai i Kongregacionit të Zojës Nunciatë, i organizatës Don Bosko, Seminari Papnuer dhe shoqata “L.E.K.A.”
Më 10.2.1915 u shfaqë komedia “Lejleku në Shkodër” shkruar nga Anton Xanoni
Më 1916 jepet drama me 4 akte “Juli” e përkthyer nga Kolë Mirdita. Po këtë vit jepet drama me 5 akte “Vdekja e Skëndërbeut” me autor Helenau (Kolë Mirdita). Drama e fundit i rishfaq më 17 janar 1917 me rastin e 450 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut me regjizurë të vetë autorit.
Më 1917 u dha premierë komedia me 3 akte “Dy nipat e Kontit Kavur” ose “Dy savojardët” me përkthim Frano Lufin. Po këtë vit jepet drama “Moisi Golemi” në pesë akte shkruar nga Anton Xanoni me regji të Gjon Pantalia. Më 1919 u shfaq premiera “Fernando Kortez”, dramë historike me 4 akte shkruar sipas romanit me të njëjtin titull nga Ndoc Vasia.
Në vitin 1921 nxënësit e kolegjit shfaqën tri komedi të përkthyera nga italishtja dhe të adaptuara shqip: “Fluturoj dysheku” dhe “Batakçiu i rrejtun” punuar nga Ndoc Vasia si dhe “Kudo rafsha mos u vrafsha” të shkruar nga Zef M. Harapi. Po këtë vit, më 2 dhjetor u shfaq komedia në 4 akte “Shkolla e magjarëve”, të përkthyer nga Kolë Plani. Gjatë vitit 1922-1924 nga kolegjialët saverianë u shfaqën edhe këto pjesë teatrore:
“Bilbili” komedi në dy akte e adaptuar nga italishjta me autor Ndoc Vasinë.
“Dy gungaçat” komedi me tre akte e Molierit e adoptuar nga Ndoc Vasia.
“Gjoni nga Kale” dramë e përkthyer nga italishtja në 3 akte.
“Isaku” dramë e përkthyer nga italishtja në 3 akte.
“Shjor Puci” melodramë nga Zef Gianini, përkthyer në vargje nga Dom Lazër Shantoja.
“Ciko Pistolja”, komedi me 3 akte e adaptuar nga italishtja.
Gjatë vitit 1925-1928 nxënësit e Kolegjit Saverian dhanë këto shfaqje (të dokumentuara):
“Luigj Gonzaga”, melodramë në 3 akte të shkruar nga poeti ynë kombëtar At Gjergj Fishta.
“Shën Françesku”, dramë në 3 akte nga poeti ynë kombëtar At Gjergj Fishta, botuar më 1912 “Nje familje fatosash” dramë e përkthyer nga italishtja me autor Ndoc Vasia
“Triumfi i kristianizmit”, dramë në tre akte e përkthyer nga italishtja.
“Kostandini i madh” dramë historike e përkthyer nga italishtja.
“Eustaku” dramë nga P. Metastazi, përkthyer lirisht ne vargje nga Kole Thaci
“Shpata e Skënderbeut” ose “Ballaban Pasha” dramë në tre akte shkruar nga Anton Xanoni. Drama pati sukses të jashtëzakonshëm dhe u vu në skenë disa herë me aktorë të ndryshëm jo vetëm me rastin e 15 vjetorit te pavarësisë me 28 nendor1927, por edhe më 1928, 1937, me 1938 dhe më 8.11.1942.
Nxënësit e Kolegjit Saverian për 50 vjet, nga viti 1878 dhe deri në vitin 1928 kanë shfaqur më së 100 pjesë teatrore shqiptare dhe të huaja.
“Leoni i madh”, dramë në tre akte e përkthyer
“Konti Retimos” dramë mesjetare fiorentine në tre akte e përkthyer nga Henrik Lacaj (1929).
“Skënderbeu dhe mbarimi i tradhtarëve” dramë historike me 5 akte (1930) e përsëritur edhe 3 herë tjera po atë vit.
“Ciko Pistolja” komedi e përpunuar nga Ndoc Vasija në tre akte
“Hija e sir Gjergjit Gleutorn” dramë e përkthyer dhe adaptuar shqip (1933)
“Fluturon dysheku” farse me një akt e përkthyer dhe adaptuar shqip (1933)
Gjatë kësaj periudhe janë shfaqur edhe komeditë:
“Shkarpa e fellanxa”, “Telegrafi 1 prill”, “Veshët ne piru”, “Dy shërbëtorët”, “Xhuxhmaxhuxhet”, “I shpejti dhe i ngadalshmi”.
Me pjesën humoristike “Kontekaciku” u mbyll veprimtaria e Kolegjit Saverian, i cili gjatë 55 vjetëve të jetës së tij vuri në skenë 117 pjesë teatrore.