ILIRIAN DAHRI “BEBI” (Histori e vërtetë)
"BEBI" i autorit Ilirian Dahri, është një roman intensiv dhe i thellë që tregon dhimbjen, thyerjen, vetminë...por edhe mundësinë e një mrekullie. Ina, drejtuese e shkëlqyer botimesh, sëmuret papritur duke prishur jo vetëm ekuilibrin e jetës së saj, por edhe të njerëzve të saj të afërm. Vëllai, Niku, i ndodhur me pushime malore, nuk arrin dot në kohë, duke shkaktuar tensione, keqkuptime dhe ndjenja faji që përfshijnë të gjithë familjen. Por kjo krizë nxjerr në dritë edhe brishtësitë më të fshehura të Inës: dhimbjen për një fëmijë që nuk mbërrin kurrë, keqkuptimet me të shoqin, largësinë me vëllezërit. Duket se po shembet gjithça. E megjithatë, kur gjithçka duket e humbur, diçka ndryshon. Një lajm i papritur hap dyert e shpresës dhe ndez përsëri lidhjet e thyera. “BEBI” është një histori ringjalljeje, lidhjesh familjare dhe e rigjetjes së besimit. Një udhëtim njerëzor dhe shpirtëror, ku dhimbja shndërrohet në një rast transformimi, dhe dashuria, (megjithëse e plagosur), mund të sjellë ende mrekullinë.
Përgatiti Jacopo Lupi, editore