Muhamet Mavraj, poezi

Muhamet Mavraj, poezi
E DI KU TË LËNDOJNË TY DRENICË
(Përsëri e përsëri, derisa një ditë të jetë Mjaft, po e lëndojnë Drenicën.)
 
Kurrë nuk të lanë me çu krye
E kryet kurrë s’ta ulën
E di ku të lëndojnë Ty
Drenicë
Veshu pak orë
e Zanës
se m’i shiton sytë kur të shoh
Vrragët tua
janë pasqyra e nderit
Ku befas e zbulojnë veten
Ndërgjegjet e fshehta
E të qëllojnë ty nga trishtimi
Nuk ke faj ti
që Je kapitulli i parë i lirisë.