Mustafë Imeri - Dita botërore e librit

Mustafë Imeri - Dita botërore e librit
Marrë nga profili i Mustafë Imerit
 
23 PRILLI - DITA BOTËRORE E LIBRIT
 
Qëllimi i kësaj dite është të përhapë dashurinë për leximin, të nderojë shkrimtarët, veprat e tyre dhe të vlerësojë rëndësinë e librit në jetën tonë.
 
/THËNIE PËR LIBRAT DHE LEXIMIN/
“Ja pra, këtë mrekulli të bëjnë librat: Të lejojnë të udhëtosh, pa i lëvizur fare këmbët”
–Jhumpa Lahiri
“Nëse lexon vetëm librat që po lexojnë gjithë të tjerët, prit që të mendosh vetëm ato gjëra që mendojnë gjithë të tjerët”
– Haruki Murakami
“Njeriu, qoftë ai zotëri apo zonjë, që nuk gjen kënaqësi në një roman të bukur, duhet të jetë padyshim idiot i patolerueshëm”
– Jane Austen
“Një libër i madh duhet të të lërë me përjetimin e shumë përvojave dhe pakëz të lodhur në fund. Sepse ti jeton shumë jetë ndërsa lexon” – Uilliam Styron
“Gjithmonë lexo diçka që do të të bëjë të dukesh mirë, nëse vdes në mes të leximit”
– P. J. O’Rourke
“Ka krime më të këqia se sa djegia e librave. Një prej tyre është mosleximi i tyre”
– Joseph Brodsky
“Miq të mirë, libra të mirë dhe një ndërgjegje e qetë: kjo është jeta ideale”
– Mark Tuein
“Përrallat janë mëse të vërteta: jo sepse na thonë që dragonjtë ekzistojnë, por sepse na tregojnë që dragonjtë mund t’i mposhtësh”
– Neil Gaiman
“Nëse ka një libër që do të doje ta lexoje, por nuk është shkruar ende, atëherë duhet ta shkruash ti vetë” – Toni Morrison
“Miku më i mirë është ai që më jep një libër që nuk e kam lexuar”
– Abraham Lincoln
“Mendo para se të flasësh. Lexo para se të mendosh”
– Fran Lebovitz
“Librat janë avioni, treni dhe rruga. Ata janë destinacioni dhe udhëtimi. Janë shtëpia”
– Anna Quindlen
“Lexova një libër një ditë, dhe e gjithë jeta më ndryshoi”
– Orhan Pamuk
“Një dhomë pa libra është si një trup pa shpirt”
– Marcus Tullius Cicero
“Dikur njerëzit çmendeshin duke lexuar libra, tani çmenden para pasqyrës” - -
-Hegel.