Piro Millona Minella , tregim

Piro Millona Minella , tregim
ZONJA FISNIKE E SHOQËRUAR NGA QENI "SHIKI" DHE QETËSIA MBI URË 
 
Po e ndiqja me vëmendje kur po vinte ngadalë ajo, Zonja e bukur, e qeshur, fisnike me mikun e saj besnik "Shikin" bardhosh, që hovte nga gëzimi herë i dilte Zonjës para, herë i përkëdhelej në këmbët e saj, herë kthente kokën për ta ruajtur nga shikimet lakmitare të meshkujve. 
Çudi, pashë në ato momente mbi urën që bareste kjo, Zonjë asnjë njeri tjetër në atë orë mbasditeje. 
Vallë ndaluan dhe të magjepsur po e ndiqnin atë që vezullonte?
Kur u afrua e kundrova me kujdes. Veshur sportive me atlete të bardha, me pantallona të errëta, me një bluzë ngjyrë të çelët me lulka të pranverës, me mëngët deri tek bryli dhe komçën e parë të zbërthyer ku gufonte një gjoks i bukur, me trikon e lehtë bojë qielli në dorën e majtë.
Ngrita vështrimin pak më lart u ndesha me një fytyrë tepër të qeshur e të bukur, me atë hundën e drejtë pak me majucë, që i shtonte hijeshinë dhe ondet ngjyrë kafe të çelët, që i kishte të shkurtëra. Lozte, vallëzonte e tëra, reflektohej dhe tek lëvizja e kokës pak anash, një plotësim i atij pesiazhi të bukur pranveror.
Megjithëse u mundova ta vë në kornizën time jam i bindur se ëndërrat, pasioni dhe dëshirat e saj nuk besoj se ka kush t'i mbajë të mbyllyra, të ndrydhura, ajo është një qënie, një zog i lirë me krahët e vegjël, por të sigurtë.
Vallë kisha fatin që rastësisht të takoja gruan me atë zërin melodioz, kur i thirri qenushit të saj besnik: 
"Shiki hajde tek nëna". 
Ai zë dha një melodi të veçantë atyre pak fjalëve tepër lezetshëm erdhi deri tek unë, jam i sigurtë që di të zgjedhë fjalët, i artikulon mirë shprehjet dhe rrezaton kulturë, gjuha e saj është tepër e kulluar. 
Kaq foli Zonja Fisnike. Në ato pak çaste ia realizova portretin asaj Zonje, që di të flasë ku duhet dhe të heshtë sa duhet.
Fytyra e saj shpreh edhe dhembshuri. Kaloi para meje e qetë dhe u ul në stolin e parë aty pranë.
Më dha mundësinë ta kundroja me nge... unë në botën time dhe ajo në ëndërrat e veta. 
Qetësia e saj, e qeshura e çiltër e gëzuar dhe kujdesja për qenushin si për një fëmijë të vogël më bënë të meditoj më shumë. 
E parafytëroj qetësinë e saj, nuk di të zihet për gjëra të parëndësishme, është e zonja të jetë edhe drejtuese e një bisede në grup dhe në mënyrën më të hijshme largohet, kur e shikon se diçka nuk shkon. 
Sjellja e saj është dashamirëse dhe vetëm të fal buzëqeshje çdo gjë tek ajo është natyrale. 
Hijeshinë e saj të këndshme, që edhe tek unë e reflektoi, ajo e ka të mishëruar kudo tek njerëzit që e rrethojnë madje edhe sendet e ndjejnë këtë hijeshi të saj.
Çiltërsia e Zonjës duket qysh larg. Jam i sigurtë që është vetvetja, nuk shet mënd, por shpreh në mënyrën më njerëzore ndjenjat e saj, pasionet e saj për arësyen e thjeshtë fare se i ndjen në shpirtin e saj të bukur dhe të brishtë.
Gabimi i saj falet se është ëngjëllore, madje jam i sigurtë që edhe unë po të isha dhe të shikoja gabimin e saj, përsëri me bindje do të thoja:
- Jo! Ajo ka të drejtë...
Ngrita kokën.. iu afrova dhe pa thënë asnjë fjalë në dorën e saj i lashë këto shënime dhe ika pa e kthyer kokën pas.
Shënim: Çdo ngjajshmëri me ngjarje ose përshkim tjetër është krejt i rastësishëm.
 
Tiranë, 20 prill, 2026.
 
Redaktoi: Angela Kosta