Ragip GJOSHI - NUK KA KËNGË PA KRYEFJALË (Cikël poetik)
Pushkë habertare nga zemra e Drenicës
Në këmbë u ngre djalëria,
Adem Jashari fshinte pushkën në Prekaz!
Kishte thirrë të gjithë ushtarët e tij,
Gjithë Shqipëria kishte zbritur në Likoshan -
Para martirëve u brohorit:
Evropa i bëri veshët katër,
Nuk ka vend këtu Sërbia!
Të gjithë jemi UÇK!
Zemrat u mbushën shumë shpresë
Edhe Zoti kishte zbritë në Drenicë,
Drenicën e Kosovën e kishte pa në sy,
Do të lulëzohet Kosova...
Shpejt do të vjen një ditë,
Veç pranverë do të na sjellë
Edhe mbi kreshta malesh,
Fati i bardhë do vije.
Errësirës i erdhi fundi,
Lum kush do të rrojë,
(fragment)
Është një fjalë prej guri
Edhe dielli do rreze na i ka dhënë,
Mbi Qyqavicën kreshnike
Armët vezullojnë në duar të trimave,
Sa herë shkrepë kanë pushkët...
E është shkundë mjegulla…
Ngrehe ballin Drenica ime!
Gjithë Shqipëria në gji ruan emrin tend,
Kurrë më robeshë...
Adem Jashari të qëndron në ballë,
Varri i tij është i lakmueshem.
Edhe dielli dia ka lakmi dritërimin,
Se për qark ka fisin e dajën Osman,
Se bashkëluftëtarët ka roje anëkënd
Kruja jënë ku buron Liria
Për jetë të jetës ndera e kombit!
4.(PAK FJALË AUTOBIOGRAFIE)
Në djep mblshtillej në arna një shtalbak
Në Kullën e gjyshit të poetit u zbraz një mauzere,
Haber se këtij pragu iu shtua një pushkë!
Betimi i gjyshit u bë mbi pushkë,
Babai i poetit vuri dorën mbi Abetare,
E poeti bëri be e rrëfe se ushtar lirie do të bohej!
Toka rënkonte dhe shpresonte,
Në fjalën e dëlirë të poetit,
5.(FJALË E PORTRETIT TË NJË LUFTËTARI)
Këmbëzbathuri i Arbërisë së vogël,
Kapërceu udhëve me shumë këthesa të malit:
Djemëve ua bleu nga një Abetare,
Kosovën e ngarkuar barrë mbi kurriz,
Drenicën si një varrë në krahërorë
Dy pika loti të një nëne mbi djep i pikën,
Me këngë e ninula, e me barot e ushqeu nëna
Sapo erdhi një “devër” tjetër,
E dënuam “zullumin” e një kohe,
Edhe unë ia fala një fjalë Kosovës…
Vura dorën mbi flamur,
Dhe për fjalën time të dhënë:
I lidha gërshetë të gjitha epokat
E thirra Agun e përjetshëm
E mora ngrykë një Epokë e re
7. (FJALA EPOKA E RE –EPOKA PRANVERORE)
Stinë e pranverave - zëri i zogjve
Tok me jehonën e pushkëve trazohejm
Mallit dhe lotëve ia vunë shtatë dryna…
Ishte Natë e gjatë dhe e errët !
Lutjet për Diellin nuk pushonin,
Vera vonohej cazë,por vijen patjetër,
Nata e gjatë mbulohej me dritë,
Shekulli ri lindi mbi gërxhe,
Tok bëhet zëri i pushkëve dhe zëri i lirisë
Nga thellësi e tokës shpërtheu pranvera,
Lulëzon përjetësisht!...
8. (FJALËT E DËLIRA)
9. ( PAK FJALË TË PATHËNA PËR MARSIN)
Për dhembjet krenare të Drenicës,
Për një mars të pikëlluar në thellësishpirti;
Për betimin dhe për lutjet e motit
Nga ai marsi 1998
Në këmbë ngritet gjithë Iliria
Për një këngë të pakenduar,
Për çdo mars Stinë e lirisë na bashkon
Trotuareve me gurë guximi e trimërie
Ku dritërojnë përjetsisht 62 shkreptima…
Më kënaqeshin sytë e uritur për dritë,
Legjendat e gjyshit u zgjuan
Tek vëzhgonte xha Shabani me të bijtë,
Ndër varre lëkundën eshtrat .
Këndshëm mbi male nisën do këngë
Stjè përmbi Kasmaqin e Qyqavicën,
Fjalë që stolisnin Fushën e Drenicës
Rreshtat e këngës paloheshin,
Në Shtat Zona-në shtatë shpresa
Dridheshin udhët e rënkonin nga hekurat…
Toka mbillej me eshtra përjetësisht!
Në kullat e kreshnikëve shpërthyen pranverat,
Nga 62 zemra mbi malet e Kosovës,
O Drenica ime- lum gjaku n’rrjedhje …
Në djepin që rritë veç trima…
Në këmbë pelegrinët
Mësynë Krujen e Kosovës
Adem Jashari me shumë shokë
Si e qëlloi robërinë në lule të ballit -
Pushkët kushtrimtare
Evropa ua dëgjojë jehonen
Dheu nën këmbi i rrëshqiti këtu Serbisë
Që të rrojë Kosova…
11. (FJALË DRENICE-FJALË BURRI)
Se edhe ne kemi hisen tone të diellit,
E mori vesh Amerika,miq e armiq,
Nga defterët,se si Kosova vend nuk ka… !
U përkundën djepa të mëdhenj,
Armët mbi supe pa lind drita...
Rreze dielli mbi Kosovë
Maleve ua shkundën pluhrin ,
Drenica ngriti ballin lartë,
Dhe shtërngoi në gji djemtë e UÇK-së,
Rreshtat ngjyrëmali hieshuan gërxhet
Se vdekja për atdhe është e shijshme:
Në gjoksin e trimave varri është i lakmueshem.
Se mbi varrin e tyre hana nuk shuhet kurrë,
Edhe dielli ndriçon përjetësisht…
Gjeneralët thanë botërisht
Si Drenica trimni s’ka,
Drenicë=kryefjala e atdheut
Thellë në ty rrënjët ka…
Lule e vendit je, në të katër stinët,
Trimat të kanë si gjirin e nënës!
12. (FJALË TRIMASH:TË FALEMI DRENICË)
1.
Se liria rrënjët thellë i ka në shkëmbenj,
Se mbi ty shkrepëtinë shumë rrufe,
Shumë lisa tu u goditë,
Tek bubullonin motet,
Tek gjëmë rrëbeshesh uturinë
E tek mallkonin nënët,
Tek rilindëte këngë e foshnjës,
Në djepin e zemrës së dashursë,
Mbi të cilin këndoheshin ninulat
2.
Që u bëre konak të gjitha perëndive,
Faltorja e përjetshëm e guximit,
Mburoje e motive të ligai:
Ti, dritë lirie nëpër errësi shekujsh,
Ti, perëndi lirie, që nuk ke veç agime...
Drenicë- dhembja dhe krenaria ime,
Një mars shprese ruajte në shpirt.
Një diell përjetësie,
E mbaje në shpirt ndër shekuj.
Drenicë toka ime e premtuar.
Në ty banonte Zoti i lirisë.
Drenicë fjalëpak e syrin strall,
Drenicë-sofër e shtruar
Sofër e uritur veç për drië
Edhe ndër ëndërra deshen ta vrasin …
N’errësirë tentuan për të ndry.
Drenica varr i hapur për trima,
Me besë burrash të dheut…liribërësit.
Asnjë pikë loti për kreshniket e dheut.
Drenica ime e madhe,
Hyjni e pavdekshme…
14.(FJALA ATDHE PËRHERË KRYEFJALË)
Atdheu është kryefjalë e çdo fjalie
Në çdo fjali të thjeshtë a të përbërë
Atdheu është toka arbërore
Veç një zot e mban nën këmbë,
Drenicë-buka misernike e atdheut:
Duart e nënave përherë shuanin urinë
Këmbëzbathurit ruanin ëndërra shumë
Me sytë e dritës nëpër errësirë...
Atdheu është varr i hapur i trimave
Që një jetë drejt monumenteve mësyri
Një pikë loti mashtron ndonjë nënë për të birin luftëtar
Në pikë loti e gjaku u shpërla liria sapo lindi
Gjyshi mejekërrbardhë më rrëfei e la amant
Historia ruhet atje ku shkruhet...
E krenartë i palova në këtë poemë...
E gjeta nëpër damarët e zemrës së maleve