Miranda Troci Derti, poezi

Miranda Troci Derti, poezi
OGRADË PA FARË.DJEP PA TRASHËGIMTARË.

O bir i nënës rrugëve të largëta.
Në dheun e ftoftë tretur rinia dhe hapat.
Në shpirtin e nënave loti i patharë.
Dheu në atdhe ogradë pa farë.

Në netët pa adresë pa shpresë pa dritë.
Të përvuajturit e shekullit pazgjidhshëm çdo portë.
Dënesën e zbraztë që mbartni mbi shpirt.
Djepat pa trashëgimtarë që s’përkunden me kohë.

Mëngjeseve pa agime atdheu rri heshtur.
Klithmat e mungesës në ashtin e mekur.
Etjes për më të mirën me barkun pa ngijë.
Ëndërr e pagjetur hijesh në agoni.

Zgjoni dritën e pragjeve ikja la plagë.
Shpresë humburit koha flet çalë.
Kërrucjes prindërore derën mbajnë gjallë.
Aortë zbrazëtie që kurrë s'kthen prapë.

Ofshamën e netëve të vetmuara gulfon gjamë.
Stadi jetësor rënë heshtur përjetësisht.
Të adoptuarit ne zhytur në namë.
Kaptelli i djepit kohësh ka heshtur.

Miranda Troci Derti!
Reç Dibër!