ELSA REÇICA
Elsa Fatmir REÇICA,u lind më 5 mars 2009 në Prishtinë. Është nxënëse e klasës së nëntë në SHFMU “Hasan Prishtina” në Llugaxhi të Lipjanit. Nxënëse në klasën e gjashtë, ka botuar librin e parë “Zogu i artë” , libri i saj i dytë është “A e keni pyetur hënën”, botuar më 2023. Shkrimi dhe leximi janë pasioni saj më i madh. Jeton në Llugaxhi, Lipjan.
NËNAT SHQIPTARE
O, ju, nëna shqiptare
Si t’ua paguajmë hakun
Gjithçka që ju ndërtuat
Për të arritur cakun
Lotët nuk iu pushuan
E zemra shkrumb e zezë
Mundimet e torturat që pësuat
S`e humbët shpresën askurrë.
Fëmijët i rritët nëpër djepa
E nëpër ara duke punuar
Duart tuaja te çelikta
E trupi i dërmuar.
Kohë pas kohe
U rrahët, u keqtrajtuat
Edhe nga burrat tuaj
Me shpirtbardh duruat.
Dhe unë një ditë
Do bëhem nënë
Do jem shembulli juaj
e fortë si grua,
fëmijë për të edukuar .
PSE SHKOVE
(Kushtuar gjyshit)
Sa herë vizitoja
Babu-së i tregoja
Gjithnjë më vëzhgonte
Vizatimin ma kontrollonte
Papritmas celulari me cingëroj
Halla ishte n`telefon
Babu-ja është i sëmurë-më thanë
Është i shtruar në spital
U shqetësova kur dëgjova
Trupi filloi të më dridhej
Ishte çast i vështirë
Edhe pse më thoshin se është më mirë
Pas pak sërish halla më telefonoi
Babu-ja vdiq, më tha , nuk është në jetë
Nuk i besoja-veshëve të mi
Se Babu-ja vërtetë paska ndërruar jetë
Kujtimi më mbeti në zemër
Do ta kujtoj me mall në shpirt
Gjyshi im
Në parajsë u prehësh!
YJET E HËNA
Dielli i falë pak dritë Hënës
Ajo shndrit me rreze të buta
Bashkë me yje të tjera
Nëpër qiell shetisin
Merr rrugëtimin e vet
Yjet sogjetar ka prapa
Vazhdojnë rrugëtimin e mbarë
Kurrë pa pas vonesa.
Shumë yje
Hënës ia qajnë hallet
Pushojnë në krahun e saj
Sikur në gjirin e nënës
Ata e shikojnë Hënën
Si në pasqyrë
Shkëlqimin ua merr ajo
Yjet mbesin të ngazëllyer.
NËNA TEREZË
Ishe për të gjithë njësoj
Humane shpirtmirë në botë
U afrove ndihmë
Ishe nënëmadhe e fortë
Nuk të interesoj raca
As në fe nuk bëre dallim
Ishe e njëjtë kudo
Punës sate i dhe përkushtim
Zemra e saj e madhe
Në botë ishte si dritare
Bota të njeh humanitare
Nëna jonë e madhe shqiptare.