Abdullah Troshupa - E vërteta dhe gënjeshtra (Dramë për fëmijë)

Abdullah Troshupa - E vërteta dhe gënjeshtra (Dramë për fëmijë)
Abdullah TROSHUPA
 
E VËRTETA DHE GËNJESHTRA
Dramë për fëmijë)
 
PERSONAZHET: MËSUESJA , ARDITI, AGRONI, BARDHOKU, GËZIMI, ARJETA, ARTANI, NXËNËSIT
 
PAMJA E PARË
(Në skenë futen nxënësit, Mësuesja i shikon  të gjithë me rend).
 
MËSUESJA: Ardi dhe ti Agron, ku ishit dje që s`erdhët në shkollë?
ARDITI DHE AGRONI: (Njëzërit). Kemi  qenë të sëmurë mësuese. (E shikojnë njëri-tjetrin).
MËSUESJA: Ashtu a?! Mirë, do të vazhdojmë, kurse për këtë që keni munguar  të vijnë prindërit  për t`ua arsyetuar mungesat!
ARSITI: ( kafshon buzët , i drejtohet Agronit). Hë, e hëngrëm! Ta pashë sherrin. Të dëgjova ty dhe m`u desh të gënjej edhe unë.
AGRONI: Eh, punë e madhe deri kur të vijë koha për mbledhje, mësuesja do të harrojë.
ARDITI: Po si mund të harrojë, kur ajo për të gjithë  nxënësit është në gjendje të tregojë çdo  gjë?!
AGRONI: Sa torollak që je ! Mësuesja nganjëherë humb dhe futet thellë në mendime  dhe asgjë nuk do t`i kujtohet për ne.
ARDITI: Po, po ashtu ta merr mendja. Unë, nëse shpëtoj kësaj here, më nuk do të gënjejë sepse si duket çdoherë jemi duke bërë gabime trashanike.
AGRONI: Ha, ha, ha, sa i marrë  që më je  ti Ardit, bile edhe shumë frikacak!
ARDITI: Jo, nuk jam i marrë e as frikacak , por bindu se jemi duke gabuar dhe një ditë do t`i dalë  tymi kësaj pune.
AGRONI: Ani çka bëhet?
ARDITI: Si çka bëhet?! Për të mirën  e kujt mundohet  mësuesja ?
AGRONI:  Ani de! Kiameti nuk u bë pse munguam një ditë.
ARDITI: Jo, jo kiameti nuk u bë, po ne po e përsërisim të njëjtin gabim  dhe mos poe e shpeshtojmë gënjeshtrën?1
AGRONI: Të thashë, mos u  merakos për këtë. Ne jemi    të vegjël dhe nuk na zihet për të madhe.
(Bie perdja )
 
PAMJA E DYTË
(Bie zilja dhe nxënësve futen në klasë. Mësuesja është duke shkruar orën e mësimit. Brenda asaj kohe hyn Bardhoku, troket në derë i ati i Gëzimit).
 
MËSUESJA: Urdhëro, hyr!
BARDHOKU: Mirëmëngjesi mësuese! Më fal se ndoshta të pengova!
MËSUESJA: Jo, jo vetëm urdhëro!
BARDHOKU: Mësuese, sot Gëzimi është vonuar  për në mësim, andaj erdha  ta arsyetoj. Herët në mëngjes Gëzimin e pata në kontroll te mjeku. Ky nuk deshi të vie vet.
MËSUESJA: Gëzim, pse nuk erdhe vetë, por e ke munduar babain?
GËZIMI: Mësuese, kisha harruar dje të pyes se unë kam pasur të shkoj te mjeku dhe mendova se mos po më qorton.
MËSUESJA: Mirë Gëzim,  ti shko në vend (i drejtohet Bardhokut). Këtë dhe shumë të tjerë i dua sepse janë të sinqertë dhe asnjëherë nuk më gënjejnë.
Gëzimi  është nxënës i mirë dhe i sjellshëm.
BARDHOKU: Mirë , atëherë ditën e mirë!
MËSUESJA: Ditën e mirë!  (Ulet dhe vazhdon ta shkruaj orën në ditar).
(Arditi e kafshon buzën dhe fol me vete: “SA mirë që ka bërë Gëzimi edhe unë dua ta sjell babin për ditën që mungova dhe t`i kërkoj falje mësueses dhe babait).
AGRONI: Ç`ke që dërdëllis, mos je çmendur?!
ARDITI: Jo, jo isha duke menduar si ta sjell babain ashtu si Gëzimi për sjelljet e pahijshme që i bëmë enë dhe ti.
(Agroni qesh pakëz me zë).  
MËSUESJA: (I vëren dhe ua tërheq vërejtjen). Ardit dhe ti Agron ju po qeshni, po tregona edhe neve të qeshim së bashku me ju! Atëherë nëse nuk na tregoni, qetësohuni e mos na e prishni disiplinën në klasë!
ARDITI: (Filloi të belbëzoi duke i kërkuar falje mësueses se nuk ishte fajtor dhe nuk kishte qesh ai ). Mësuese, më fal! Unë nuk qesha, por Agroni. Unë thashë me vete sa i sjellshëm që është Gëzimi. Pastaj Agroni qeshi.
MËSUESJA: Ju lutemi bëhuni më të sinqertë dhe silluni më mirë! Për sjelljet e juaja do të bisedojmë në orën e kujdestarisë.
(Dalin jashtë)
(Bie zilja)
 
PAMJA E TRETË
( Në oborr të shkollës grumbullohen të gjithë nxënësit e klasës dhe e përkëdhelin Arditin dhe e qetësojnë)problemin tënd do ta shqyrtojmë në orën e kujdestarisë dhe ta bindim mësuese që t`ua falë gabimin që të dyve.
(Bie zilja dhe nxënësit hyjnë brenda. Mësuesja hyn në klasë).
MËSUESJA: Nxënës, në këtë orë do ta mbajmë një orë kujdestarie dhe do të merremi me disa probleme që në kohë të fundit janë shfaqur disa dukuri negative. Pra, problemin kryesor e kemi me Arditin dhe Agronin. Këta nuk janë të disiplinuar në kohë të fundit, e prishin disiplinën në klasë, andaj së bashku do të diskutojmë. Kryetarja e klasës duhet ta jep mendimin e vet dhe të klasës. Fol Arjetë!
ARJETA: Unë së bashku me klasën kemi një mendim tjetër ndaj tyre. Kësaj radhe duhet t`i falim, por edhe ne tash e tutje do ta kemi një përgjegjësi ndaj tyre. Të rrekemi me ta dhe t`u ndihmojmë që në të ardhmen të jenë shembull për të mirë. Arditi dhe Agroni do të betohen para nesh se më nuk do të jenë ata që do ta prishin disiplinën.
MËSUESJA: Mirë Arjetë, pasi që thua ti ashtu, ashtu le të jetë!
(Bie zilja, nxënësit përgatiten për në shtëpi. Mësuesja takohet me babain e Arditit në rrugë).
ARTANI: Mësuese, më fal! Desha të të pyes për Arditin edhe pse nuk është e rrugës të pyes këtu. Si i ka punët me mësime?
MËSUESJA: Të lutem, të lutem shumë! Nuk prish punë. Mua më bëhet qejfi shumë kur prindërit janë të interesuar për fëmijët kudo qoftë në rrugë apo në shkollë. Me Arditin diçka nuk janë punët mirë. Një ditë ishte i sëmurë dhe pati munguar e sigurisht ka mbetur pak mbrapa me mësime apo është bërë dembel. Ai ka qenë shumë i mirë, por të them të drejtën shumë ka ndryshuar.
ARTANI : Atëherë,   mësuese, më fal! Unë do të përpiqem edhe më shumë që Arditi mos ta lëshojë mësimin. Ditën e mirë!
MËSUESJA: Ditën e mirë!
ARDITI (  ishte shtrirë me një libër në dorë dhe lexonte. Ngrihet në këmbë pasi hyn  babai brenda).  Babi, erdhe?
ARTANI: Po, erdha. Ç`bën aty?
ARDITI: Jam duke e lexuar këtë libër me fabula. Ja shihe sa i mirë që është.
ARTANI: ( Afrohet afër tij dhe e shfleton librin.  Ardi dua ta tregoj edhe unë një fabul që kam pas dëgjuar qysh atëherë kur isha fëmijë.
ARDITI: Mirë babi, filloja! Unë i dua shumë përrallat për kafshët.
ARTANI: ( Fillon) Një herë kishte qenë një lepur dhe kishte pasur dëshirë të gënjejë shpesh. Mirëpo, për çdo gënjeshtër atë e dënonin. Herën e parë, që kishte gënjyer, paria e tyre e kishin dënuar me prerjen e veshëve. Mirëpo, atij iu bë qejfi sepse veshët ju rritën edhe më të mëdhenj. Gënjeu për të dytën herë, ata ia shkurtuan mustaqet. Edhe mustaqet iu rriten. Lepuri u gëzua shumë, gënjeu edhe për të tretën herë. Paria e kafshëve ia shkurtuan bishtin. Lepuri mbeti pa bisht. Ti Ardit, më thuaj se a ka vepruar lepuri mirë?
ARDITI: Jo babi, nuk është mirë të gënjesh.
ARTANI: Atëherë,  Ardit as fëmijët nuk është mirë ta gënjejnë mësuesen e as prindërit. Hë, si thua ti?
ARDITI: Mirë e ke babi, por tash po e kuptoj se ku është fjala. Edhe unë kam gabuar një herë dhe më nuk  do ta përsëris. Jam betuar para shokëve dhe mësueses e nuk do të veprojmë sikur lepuri në përrallë, por do të bëhemi të shkëlqyeshëm unë dhe shokët.
ARTANI: Mirë  Ardi,  por sot edhe mësueses t`i kërkosh falje për këtë mashtrim para shokëve të tu dhe shoqeve tua, t`u tregosh të vërtetën që nuk ke qenë i sëmurë.
ARDITI: Ashtu do të veproj, babi. Ditën e mirë!
ARTANI: Ditën e mirë!
(Bie perdja)
 
PAMJA E KATËRT
( Zilja bie , hyjnë në klasë nxënësit , pas tyre mësuesja. Shënon orën e mësimit, ngrihet në këmbë dhe u shtron pyetje nxënësve për një njësi të re mësimi).
 
MËSUESJA: Nxënës, kush na e thotë një fjalë të urtë popullore?
NXËNËSIT: Unë, unë, unë...
MËSUESJA: Thuaje ti Gëzim!
GËZIMI: Gurë- gurë bëhet mur!
MËSUESJA: Shumë mirë, dikush tjetër !
NXËNËSIT: Unë, unë, unë...
MËSUESJ: Ti Ardit, e di ndonjë fjalë të urtë?
ARDITIT: Po mësuese. Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra.
MËSUESJA: Mirë Ardit, si e kupton këtë fjalë popullore? A di ta shpjegosh kuptimin e kësaj fjalie?
ARDITI: Po mësuese. Unë dhe Agroni kemi gënjyer para disa ditëve gjoja se kemi qenë të sëmurë dhe nuk erdhëm në shkollë. Ne , që të dy , gënjyem. E vërteta doli në shesh. Babai im e kishte kuptuar se të kam gënjyer. Ai nuk më qortoi , por ma tregoi një fabul shumë interesante , prandaj më shtyri që sot unë para shokëve të klasës dhe para teje mësuese të kërkoj falje. 
(Bie perdja)