HISTORIA E “TEATRIT SHQIPTAR” (Pjesa -I-)

HISTORIA E “TEATRIT SHQIPTAR” (Pjesa -I-)
        HISTORIA E “TEATRIT SHQIPTAR”
FILLON ME TEATRIN E JEZUITVE NË SHKODËR
 
Pjesa e parë
 
-Shkrimi i mëposhtëm nga ku janë paraqitur faktet konkrete dhe mjaft interesante, është përshtatur disi dhe është marrë nga Z. Genc Hoti “Kritika e Historisë së Teatrit” burimi kryesor i të cilit është Andrea Skanjeti me librin e tij   “100 vjet Teatër në Shkodër 1879-1979 (kujtime)”.
-Dy paragrafet e fundit janë shkëputur nga Wikipedia.- KSh - Gusht 2013
Që nga titulli duket një ndërmarrje e vështirë me gjithë dëshirën e mirë për të shkruar diçka për historinë rreth Teatrit në Shkodër. Gjithsesi në bazë të kërkimeve të gjata dhe pothuaj të gjithanshme,  Libra, Internet) gjejmë nga dy - tre burime me një informacion të pasur rreth kësaj teme. 
 
SHOQËRITË TEATRORE

Shkodra është e dalluar ne lëvizjen teatrore qe ne kohet te hershme, një qytet që ka një traditë të pasur, të lakmueshme, djepi i lindjes se Teatrit ne Shqipëri, rrënja themelore e lindjes se Teatrit Popullor më vonë në vitin 1945 (Sot Teatri Kombëtar). Deri ne themelimin e Teatrit profesionist ne Shkodër ekzistonin shumë shoqëri që linden dhe shfaqen portretin e tyre artistik amator: “Shkolla Fretnore” (1861), Kolegji Saverian (1905) me grupet debutuese: “Seminari papnuer”, “Kongregacioni i Zonjës Nunciatë”, “Oratoria e Zemrës së Krishtit”, “Rrethi bamirës i Sh’Jozefit”, “Orfanotrofi i zemrës së Krishtit”; e më vonë shoqëritë: “Leka”, “Iliria” (1931), Shkolla e Motrave Stigmatine (1878), Shoqëria ”Rozafat” (18.02.1918), “Shoqëritë: “Mustafa pasha” me kryetar Ibrahim Gjyrezin e “Vaso Pasha” me kryetar Hilë Mosin, të cilat u shkrinë dhe morën emrin “Vllaznia” (1919-1935); ”Gëzimorja” (Shirokë, 1922), “Populli” më vonë u quajt “Shkodra” (1923), “Grupi i Gjon Krajnit” (1923), “Atmja e lirë” (1932), “Djelmnia Antoniane” (1933) në përbërje të cilës më vonë: “Rrethi i Don Boskos” e “Scuola Cantorum” (1935); “Malet tona” (1934), “Grupi shkodranë” (1936), “Besa” (1937), “Komuniteti bamirës musliman” (1938), “Karnavalet” (1861, ndoshta dhe më parë), si dhe shoqëritë ndihmëtare e punëtore etj. Më e rëndësishmja në këtë histori është ekzistenca në qytetin e Shkodrës shtatë teatrove, bashkangjitur shkollave dhe shoqërive: Salloni i Kolegjit Saverian ndërtuar më 1890 me 450 vënde.
Salloni i Shkollës Françeskane me 300 vënde; Salloni i Shkollës Stigmatike me 250 vënde (në librin e Tonin Zadejës jepet 300 vende; Salloni i Shkollës së Parrucës (ndërtuar për kinema-teatër nga ushtritë austro- hungareze gjatë luftës së I-rë botërore) me 400 vënde
Kinoteatri “Rozafat” me 400 vënde ; Salloni i shoqërisë “Bogdani” me 350 vënde ;Salloni i shoqërisë “Vllaznia” me 400 vënde ; Në këto sallone e kinoteatro për 66 vjet pa pushim u lëvrua Teatri Kombëtar Shqiptar duke u imponuar banorëve të qytetit ndërgjegjen kombëtare, krahas luftës për gjuhën dhe shkollën shqip. Pikërisht: më 20 shkurt 1879 nga nxënësit e Shkollës Saveriane, pas një akademie poetiko-muzikore, u dha farsa “Mako” e Jul Qezarit, përkthyer shqip dhe përshtatur zakoneve shqiptare, duke u konsideruar shfaqja e parë në historinë e Populli Shqiptar . Ne zhvillimin e tij, i cili qëndron ne themelin e Teatrit tonë Kombëtar luajtën një rol te rëndësishëm dhe meritë kishin Eterit Jezuit edhe Etërit Freanceskanë.
Shtypi i kohës (1879-1945), ditarët e shoqërive përkatëse të atyre kohërave që dëshmojnë ne lindjen dhe zhvillimin e një Teatri shqiptar janë pasqyruar në dy libra: “100 vjet Teatër në Shkodër 1879-1979 (kujtime)” me autor regjizorin e këtij teatri Artistin e Popullit Andrea Skanjeti (1906-1992) botuar më 2002 dhe “Jeta kulturore e Shkodrës, mesi i shek. XIX – XX”, të botuar në “MVSIKA ALBANIKA”, vëll.II (studime dhe dokumenta) me autor muzikologun Tonin Zadeja (1926), botuar më 2006.
Viti 1879, në këtë pikë kemi fillimin e një Teatri kombëtar (përpara Lidhjes së Prizrenit)
Më 24 tetor 1880, nxënësit e Shkollës Françeskane shfaqën dramën “Nata e Kshndellave”, të shkruar nga poeti arbëresh, françeskani Leonardo De Martino, e cila është shfaqja e dytë. Po këtë vit kjo dramë është shfaqur edhe nga nxënësit e Shkollës Stigmatike.
Në shkurt të vitit 1882, në sallonin e ri të Kolegjit Saverian jepet drama “Ibiri i çifutit” përkthyer nga italishtja nga Pashko Babi, e cila është shfaqja e tretë në historinë e teatrit kombëtar shqiptar. Nga nxënësit e Shkollës Françeskane u shfaq më 1905, për herë të parë, komedia “I ligu përmend”, përshtatur nga poeti ynë kombëtar At Gjergj Fishta; me skenë të punuar nga Simon Rrota. Po këtë vit u shfaq tragjikomedia “Kushtrimi” ose “Marka Kulikryeqitas” shkruar nga At Shtjefën Gjeçovi.
-vazhdon-