Vjollca Aliu (poezi)

Buzë detit isha shtrirë
Me sy mbyllur po qëndroja
M'u afrove, në emër më thirre
M'u duk sikur po ëndërroja.
Në përqafime më mbërtheve
Nga krahët e tu nuk më lëshoje dot
Po dridhesha si purteka
E atë ndjenjë e kam edhe sot.
Valë e detit, më the, do të bëhem
Ndjenjat të t'i trazoj shqim
Si zog grabitqar do të hidhem
Të të marrë ty me rrëmbim.
Kalanë e dashurisë do ta ngremë
Një oazë lumturie do të krijojmë
Shpirtrat tanë do t'i lidhim përjetë
Me dashurinë e zjarrtë do të jetojmë.
Me perëndimin e diellit shkoi
Ishte dashuri pa emër
Veç gurët e kalldrëmit e ndienin
Se çfarë fshihej në zemër.