Jahja Lluka - (dy poezi)

Jahja Lluka - (dy poezi)
KALIMTHI
 
Un’ jam një ndër miliarda njerëz,
që vijnë kalimthi në këtë botë.
Tek mundohem ta gjejë fillin e të pazgjidhshmes;
koha më rrëshqet para syve,
nata më bëhet një orë,
ndërsa agimi më gjënë pranë dritares,
sikur një fantazmë.
Un’ mundohem ta kuptojë të pakuptueshmen,
tek eci rrugëve me gjemba,
në cakun që kurrë se arrijë.
Un’ nuk e di!
Jam: shpirt, frymë apo thjeshtë energji.
Ndjejë sikur shkrihem në kohë,
tek mundohem të vjedhë,
tinëzisht diçka nga ajo.
Por koha pamëshirë më vjedhë mua.
Qesh, këndojë, qajë, dashurojë, vuajë, lartësohem, humbas, fitojë,
ëndërrojë, çmendem, bërtas ,sikur miliarda të tjerë si unë.
.............................................................
I DEHUR
 
Në kafenenë ku shkojë çdo ditë
u nisa drejt qoshit ku ulem zakonisht,
se më pengojnë shikimet e atyre që i njohë tashmë,
e asnjëherë nuk flas me ta.
E çuditshme është kjo, dëgjova dike që pëshpëriste drejt meje.
Po qeshja me zë të lartë kur kamerieri erdhi për të marrë porosinë.
Qa do pish sot më tha
nuk e di më lërë të mendohem ju përgjigja.
Të duket bota e çuditshme e pyeta gjithë gaz.
I çuditshëm më dukesh ti ma ktheu.
I çmendur apo e çuditshme i thashë.
Ai iku në drejtim të banakut s’di pse mu duk aq palaço
Ç’kanë këta njerëz sot , s’mundem të rri I qetë se më shpojnë ato shikime.
Sikur kanë diçka për t’më thënë.
Tani ndihesha unë palaço.
Nxora një gjysmë pasqyre ta shihja veten.
Para disa dite më rrëshqiti nga dora dhe u thye.
Eh! moj bërtiti motra, të ikën fati shtatë vite larg.
Ç’flet budallallëqe i’u ktheva.
Plakat, plakat i kam dëgju ato dinin diçka më tha si n’hamendje.
Humbe dhe gjysmë tjetër tha ajo.
Të ndjellë keq.
Ja pija e ke nga ajo zonja atje, foli kamerieri teksa zëri i tij i butë,
më shkundi nga mendimet.
Ktheva kokën më dukej që e njihja atë grua.
Më buzëqeshi lehtas.
Papritur u shfaq në tavolinën time.
Mbrëmë quam dashuri më tha.
Afroi dorën dhe më preku buzën e epërme.
Nuk e sheh si je përlyer me buzëkuq pohoi.
Mbeta i habitur.
Ajo u largua.
Oh! mbrëmë isha i dehur.