Alban Hajrushi - poezi

Alban Hajrushi - poezi
FERRI
 
O ndërgjegje, flakë e ftohtë që më djeg si zjarr,
A ka në ferr therra, o Dante, apo veç mall?
Jam gjallë si i vdekur në errësirë pa dritë,
Bota më qesh me buzë prej hiri të ngrirë në frikë.
 
PURGATORI
 
Ngjitem ngadalë nëpër shkallë pendese,
Një lot lan fajin dhe më lind një shpresë.
A jam duke u shuar apo duke u rilindur?
Mes natës dhe dritës shpirti mbetet i bindur.
 
PARAJSA
 
O dritë, më mëso të rrah pa frikë,
Se paqja këtu ka zë të butë e të qetë.
Unë ika nga errësira, errësira iku nga unë,
Shpirti gjen qetësi në dritën që s’ka fund.
 
Ferri me flakë, o Dante,
Purgatori me lot, 
Parajsa me dritë më presin në rrugë.