Ragip Gjoshi - KOSOVË- LIRIKË PREJ GURI (poezi)

Ragip Gjoshi - KOSOVË- LIRIKË PREJ GURI (poezi)
KOSOVË- LIRIKË PREJ GURI
1.
Lirikat e mia rrjedhin duke prekur përtokë
Mallkojnë mëkatet e heshtjeve tona
Terrin e Natës së gjatë e ngulfasin
Pa frymë e lënë- robërinë e dërgojnë në amshim
Luten që veç sitin Pranvere të ketë mbi Kosovë
E mbi gërmadha gur mbi gur ngrisin fjalën Liri
 
Lirikat për Kosovën kanë krahrorin prush
Ndër logje trimërie gjoksi iu bë i gurtë
Kosova rilindi kur Lirikat e mia mallkuan dimrat
Por, dikush rritën tentoi t'ia ndalë fjalës liri
Që Kënga për buzëqeshjen ndryshe të shkruhet
 
Por, sa herë duket se heshtë Kosova
Vënja gishtin kokës në tëmth
Bëni kujdes se e keni sfilitur dheun
Dhembje të madha i sollët lavdisë
E keni dërmuar fort Kosovën
Do rrudha në ballë tentuan t'i bëjnë
E keni rraskapitur e shkel me këmbë
E kurrë nuk keni përkulur lirikën time...
 
2.
Për mëkatarët e Lirikave të gurta të lavdisë
Një porosi lapidare e kam
Shfletojeni Librin e kujtesës
Nuk ka harresë për mëkatet
Lirikat e mia jetëshpresë po i shkallmoni
Zemrën ua keni thyer copë-copë
Por, të paepura mbetën- kurrë të mundura
 
Kur t 'u hargjohen dashuritë ndjellakçe
Fillkati do mbeteni në cirkun politik
Skëterrshëm e pashpërfillshëm
Se ai është fund i rrugëtimit tuaj
 
Lirikat e mia janë të pathëna deri në fund
Kjo është tokë jona- kot shpifin mëkatarët
Kot fusin fitmin e dasitë mes Lirikave të mia
Se do të mbeten as me sheher as me Barilevë
Fillkat do të mbeteni në batakun e historisë
Do të vije një qetësi pas furtunës
 
Lirikat nuk do të mbesin përgjysmë-të pathëna
Fjalët e shpifjeve si relikte në memorie do shqelmohen
Nën qiellin tonë edhe për mjegullën dhe dritën
Këngë të gurta të lavdisë do të pagëzohen
E kurrë nuk do të përkundet në djep kënga ndjellakeçe
 
Rrugë të reja rinisin për në zemër të lirikave
Kokën do ta mbështesin në këngët e lavdisë
Dhe për një çast në frymëzimin im do të kthehen
Se lirikat i mundon ky këngëtim i pathënë
Se ora e këputjes si një gjethe nga një pemë
E verdhë e kalbur përtokë- harresë në vjeshtash
 
Shpifjet do të pagëzohen fjalë të humbura
Fjalë e pashpresë e pabesuara asnjëherë
Fjalë të pafjalë, fjalë për mëni e inate
Se sërish drita zbardhë në mes të territ
Fjalë e shpifur s'harrohet, por si gjethet e vjeshtës
Veç Lirikat e mia do jehojë përjetësisht
Se këto troje të gurta nuk durojnë heshtje
E fjala e lavdisë u dëgjua edhe përtej detërave
Përtej kontinente deri në shkretëtirë
Përtej oqeanesh e buzë lumenjve
Sepse lavdia ndoçi errësirë përjetësisht
Ditë për ditë dhe natë për natë
Kur nisi të biente orë e duhur për vendin tim
S’kishte orë më të gëzuar për fjalën e mohuar
Ata që sollën dritën mbi bjeshkët e gurta
Ata që sollën stinën e pranverës
Ata që kanë bërë copë e thërrime stinët e acarta
Ata që kundërshtuan terrin…
 
3.
Përkundej liria në djepin e shpresave
Ëndrrat kaptojnë agun midis lindjes dhe vdekjes
Fjalë e pakthyer e zë i humbur jargavitet në histori
Kot ngutet të ngrejë krye
Kryepërkulur si erë e humbur tej detit
Ngutet të përtërijë krokamën
Se fryma e re i kthehet tokës aromë dardane
Këtu midis fushës e shkëmbinjve të thepisur
Fjala e rëndë -robëria është fshirë nga fjalori
 
Mos lejoni që dikush të tallet me fjalën e madhe
Mos lejoni të shiten mashtrimet
Mësoni t'ua vrasë mendjen gënjeshtra
Mësoni si duhet vendi e lavdia
 
Lirikat e mia edhe midis shkëmbinjve,
Shpërthejnë nga palcë e gurit
Për most ë lënë mënjanë fjalën time
Dëgjoje thirrjen e lirikave të gurta…!
 
Çmim ka liria –hyn në lirika si gjaku rrëke
Lavdia, trimëria e guximi gjatë luftërave
Në log kanë emër –gjurmë përjetësie
Pas lufte: lavdia në këngë-armët, në muze të Historisë
Në agun e lirisë çelin lulëkuqe të gjakut
Mbi Kosovë- lirikë prej guri...