Rami Kamberi - NJË MALL, SHUMË MË DJEG... (poezi)

Rami Kamberi - NJË MALL, SHUMË MË DJEG... (poezi)
NJË MALL, SHUMË MË DJEG...
 
Jam mes maleve pa shteg
Sytë i kam lënë, diku, mes valëve të detit
Një mall, shumë më djeg
Për ecjet e bardhokes, kah sheshi i qytetit
 
Kur e vështroj, si i valëviten flokët, behëm xheloz
Dua t’i pi, malet e fushat, deri te deti, ku e lag tokën
Nuk duroj më, që dielli me shtatin e saj, të më loz
As bukuritë e qiellit të natës, që t’ia mbulojnë kokën
 
Dua të mbetemi hyjnor
Këngë e Nëntorit të Dytë, si njëzetetetën
Si arbërore me arbëror
Me dashuri me lumturi, ta qëndisim jetën