Dafjola Nepravishta - Poe\i (Redaktoi dhe përgatiti Angela Kosta)

Dafjola Nepravishta - Poe\i (Redaktoi dhe përgatiti Angela Kosta)
DAFJOLA NEPRAVISHTA
 
 
Dafjola Nepravishta ka lindur në vitin1982 në qytetin e Beratit. Aktualisht është mësuese e gjuhës shqipe. Dafjola ka botuar poezi në gazetën “Nacional", " Telegraf" si dhe ka botuar në shumë revista online si: "Mesdheu", "Gazeta letrare", "Pena e artë". Gjithashtu Dafjola ka botuar shkrim në antologjinë: "Nuk mund të harroj" mundësuar nga Albas.
 
LËRI TË TJERËT 
 
Lëri të tjerët të mendojnë 
Arratise shpirtin diku...
Bëhu zgavër e një bliri 
Strehohem nëse shiu më zë 
 
Lëri të tjerët të qajnë 
Mbase kanë vërtetë nevojë
Ti mos qaj...
Lotin tënd nuk e mbajnë duart 
Rëndon më shumë se pesha ime.
 
Lëri të tjerët të qeshin 
Tënden buzëqeshje ma fal mua
E dua...
E bëj verore pranvere
Lidhur në pemën tonë të dashurisë.
 
MURE 
 
Ju e dini...
I urrej muret 
Lartimet me gur 
Më rrëmbejnë frymën.
Ju përditë,
Ngrini mure
Daltoni...
Pa frikë... 
Pa shpirt...
Daltoni ëndrra në gure
Pikturoni frikëra në mure.
I urrej gravurat tuaja. 
Ju nuk e dini...
Ngritët gur mbi gur,
Pritat tuaja 
Më bën edhe më burrë.
 
MARS 
 
Çelën bajamet...
Si te pafajshmet vajza 
Dashuruar para stine,
Puthin rrezet e para 
Hidhen ne krahët e erës.
Shpërthejnë zemrat e tyre 
Pasione të bardha.
Lotët e Marsit 
Shtigjeve u vuri pritë,
Ua rrëmbeu dashurinë 
Pres te lulëzojnë në një tjetër stinë.

Përgatiti dhe redaktoi Angela Kosta