Cikël poetik
 
VETËM  
 
Kurvën e lash vetëm në shtëpi të saj, 
qe t’i haj thonjtë e vet pa krip 
Udha ishte lakadredhur e keqe, 
me ujëra të fëlliqura deri ne fyt, 
por që nuk të plasë, 
Përhiturë të lë si një glasë. 
Dita pastaj humbet, është aq e gjatë, 
e gjatë sa përi i tjerrur, 
jo përi i fatit të cubit e viktimës 
Nën trysnin e diellit të fortë, 
që s'lë pa e tha as buzë pështymën,
e kripa ,kripa në vë sekëlldi 
E etjës me nerava të ngrimë. 
Nga ballkani shikojnë me tejqyrë precize 
dhe kopjojnë më aq besnikëri fjalët e thime 
Si zog që shpurdh në gulqime, 
pa arrest përpikërie njerëzve 
që të kujtojnë nëpër kujtime si 
Mizevir a si leshko mbrëmjeve a në agime 
-që dëshirojnë te shtypinin më thëmbra a më dhëmbë 
Në kohë intime. 
Si bleta që roit nëpër zguara shelgjesh të konvertuara n
ë kthina ,që nuk te njeh kush, as nuk te sheh  
Kujton për trupin që të ka shkuar për shpenzime, 
pa pasë tjera detyrime. 
Mbetesh i humbur në pikëllim 
veç ai që të ka njohtë në shpirt dhe timbrin, 
paq e paste këtë jetë lundrimin. 
  
ERËRAT I ZURI GJUMI 
 
Sot edhe ajo fije bore u shkri 
Dielli me rreze agoi 
Djellëza loz’ me lule 
Lule kumak e lule shebojë rrëket u fashitën 
Erërat i zuri gjumi, 
Çudi si ngjan më pas 
Në pasqyrë lumi. 
Veç dita më e ngrohtë 
Reve fluturon 
Akrobat pëllumbi...
 
QË TË SHKOI 
 
Pritja në linjë shtatë 
Në autobus hipa unë më tre copa akacie 
Faturusi më tha të paguaj 
Tre pagesa etiketën 
Dhe dy dhrahmi për akacie 
Vazhdova udhën më autobus 
Zbrita të sheshi i pëllumbave 
Dhe akacie i lashë 
Të farkëtari deri sa të zbardh agimi. 
Për çudi farkëtari ishte të nesërme  
I mbuluar më djersë për një pirg korridori 
Tha akacijet ikën i mori paria e këshillit 
Ti s’kishe paguar fare tatimin për lënd drusore 
As leje për përpunim 
Mu desh të ikë   shumë, sa më shumë 
Se takse e re, më vej paria 
Dhe ika në mejhane 
Në vend që të shkoi në shtëpi…