NJAZI KASTRATI
Nijazi Kastrati, i lindur më 26.03.1956 në Karaçevë të Epërme, Kamenicë e Kosovës. Ka të mbaruar Fakultetin Filologjik, dega Letërsi dhe Gjuhë shqipe në Universitetin e Prishtinës.
Me shkrime ka filluar të merret si nxënës i gjimnazit. Deri tash ka botuar këto përmbledhje për fëmijë dhe të rritur:
Zogu dhe çupa, 2 018; Beni dhe Oriku, 2019; Hana e ylberi, 19;
Letër gjyshes, 2020; Ketrushi pa dhëmbë, 2020; Macja ministreshë, 2021; Një kafaz me pullaz, 2021; Udhëtimi në rrugën e lirisrë, 2021;
Ëndrra në shtegun e lirisë, 2022; Maçoku në kozmos, tregime, 2022;
Treni kryeneq, 2022; Shkronja xixëllonja, 2023; Nektar dashurie, 2024. Harabeli i Blendit-tregime për fëmijë; Karaçeva Epërme (monografi); Shkolla fillore “Avni Rrustemi-1945-2025,”(monografi);
Shpella e Cukelit-roman për fëmije, 2025.
Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtareve të Kosovës,
Anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve “ Feniks”, Preshevë,
Anëtar i klubit letrar “Nositi”, Dardanë,
Anëtar i Shoqatës Kulturo-Artistike “JEHONA SHQIPTARE”,
Bashkëpunëtor në shumë gazeta e revista si dhe portale të ndryshme.
Është në pension dhe jeton në Gjilan-Kosovë.
LUMI IM
Gjarpëron lumi im
Në fusha e livadhe
Tokën e ujit
Në vapën e madhe.
Nga shkëmbinj kur bie
O sa është kënaqësi
Gurgullon e s’ndalet
Kjo është kënga e tij.
Në vapën e madhe
Ku thellohet lumi
Shkojnë për t`u freskuar
Fëmijët nga katundi.
Ndërsa pak më larg
Ku uji shkumon
Shpesh vie drenusha
Trupin e freskon.
E lepur veshgjati
Pi ujë i frikësuar
Nën hije të thanës
Bie për të pushuar!
NË DEGË LAJTHIE NJË KETRUSH
Në një degë lajthie
Qëndronte ketrushi
Me një bisht të bukur
Dhe dy sy si rrushi.
Ata sy të bukur
Shpesh i rrotullonte
Rrugën nga Cukeli
Gjithnjë e vëzhgonte.
- Ç’po shikon atje lart?
Pyeti lepurushi
Mos u frikëso fare
Ty s’mund të zë arushi.
Jo, po shikoj babadimrin
Kur të del në Cukel
Më ka premtua se këtë vit
Çokolatë do më sjell.
Asgjë s’dua tjetër
Vetëm dua të di
Se sa e shijshme është
Çokolata me lajthi!
Unë kam mjaft lajthia
Porse janë të thata
T`i shijon edhe goja ime
Ato të ëmbla çokolata!
MBRETËRIA E QENUSHIT
Mbretëria e gjelit
Një oborr i madh
Zhurma e kokorizma
Tërë ditën pa ndalë.
Zogj, pula e pata
Ca bibana në mes
Mace e qenusha
Secila kish një ves.
Njëri leh ham-ham
Tjetra mjaullinë
Gjeli maje plehu
Këngën përmendësh din.
Njeri hip mbi mur
Tjetra në kotec
Një zog atje në kënd
Çalon duke ecë.
Në strofullin e saj
Pula e bënë venë
Ca laraska tutje
Presin ta rrëmbejnë.
Nën hije të manit
Rri qenushi i zi
Sa mirë që kujdeset
Për mbretërinë e tij!
KALAVESHI I GJYSHIT
Gjyshi im
Më thërret shpesh
Eja në prehër
O kalavesh.
Kur të strukem
Në prehër të tij
Jam më i lumturi
Ndër fëmijë.
Kur nis përrallat
T'mi tregoj
Unë mjekrën
Ia lëmoj.
Kur flet gjyshi
I dridhet mjekra
Po dhe duar
Si purteka.
Gjyshi im
Di shumë përralla
Flet për ketrin
Kur han arra.
Flet për lepur
E për drenushë
Nën një shkurre
Mbetur n'fushë.
I kishte marrë
Me dorë të butë
Nën sqetulla
I kishte futë.
Kishte dërgua
Gjer ke Ugari
I kishte shpëtuar
Nga zagari!
I kishte kaluar jeta
Gjyshit me mundime
Pa pas automjete
Pa shkuar kurrë n’verime
Një ditë nipit, djali
I bleu një trotinet
Nga meraku gjyshi
S’mundte as me fjet
Do ta marr një ditë
Për ta kalëruar
Sikur n’rini kalin
Kur e kam shalua
Po edhe këtë far trotineti
Që paska dy brina
Për besë do e shaloj
Po sikur vetëtima
Mori trotinetin
Dy rrathë n’oborr i bani
Jo, jo, s’po më kënaq këtu
Do shkoj n’rrugë kah përroi
Sa doli n’rrugicë
Rrota i ra në gropë
Gjyshi disa metra larg
U përplas përtokë
Nipi i shkoi prapa
Gjyshin n’tokë e pa
Fort iu dhimbtë plaku
-O gjysh çka ke ba?
Ah, more nipi im
I hipa këtij gomari
Kërceu më këmbë t’mrama
M’hodhi përtej gardhi
-Ah more gjyshi jem
Trotineti s’është gomar
Nuk han misër, as s’han bar
Nuk ka shalë as s’ka samar
Gomari im nuk ka as veshë
Besa s’ka edhe kërpesh
I thua ndal, por ai s’mer vesh.
-Mos i trego kujt ore nip
Trotinetit që i kam hip
Nëse pyet dikush për mua
Nga gomari thuaj është rrëzua!
Përgatit për publikim: Abdullah TROSHUPA