RETË E ZEZA DIELLIN S,MA NDALIN!
Nuk ma ndalin diellin kurrë retë e zeza.
Shpirti i artistit që oshëtin nëpër skena.
Jam Troc i parë ndër breza.
Zëri i kukuvajkave turtuj e hiena.
Jam lis në rrënjë trung e farë.
Gjak trimërie në arterie e damarë
Themele të brezave shkruajnë art e këngë
Vallen e shqiponjave s,na fëshfërinjê dimijat ndër këmbë.
Lumenjtë e gjakut trimave se ndotin përrenjtë e tharë.
Yryshëve batakçorë hedhin vallen vërdallë.
Martirët epshorë gjalmash nënshtruar
Nën çarçafët e qullur babëzitë shkruar.
Shpata që më shëndritë tefi saj në trimëri.
Me gjalma e çallma kurrë s,mu ka përly.
Nën lekurë e "sedrit " po ju ndizet flaka.
Mbetur në hendeke lloçesh e batakë
Retë e zeza kurrë diellin s.ma ndalojnë.
Kori i çakejve më kot mundojnë.
Vallen hedh me yjet mbi bjeshkë e male.
Ligjëron fjala në cep trojeve amëtare.
Skutat e shtrejtërit e epshorëve që ndizem mes veti.
Zënë dragjë(kore) lëngojnë flakë eshkë.
Aty ku rrjedhin brezat këngë e trimëri.
Retê e turpit se zënë diellin përmbi.
Shkroi!
Miranda Troci Derti!
Reç. DIBËR!