KUR VJEN PRANVERA..
Shpërthen shpirti i shenjtë i stinëve mbi krah gjelbërimi,
Sythet e fryrë si buzët e kuqe të vashave,
Mbi kurora pemësh e lëndina,
pëshpëritin gjethëzat e vockla,
Llastuar puhizat e erërave aromë mira.
Hapin krahët e pushtojnë shpirtrat njerëzore,
e hedhin valle gëzueshëm tek hapin petale.
Qilimat ngjyrë ndezur shtruar fushat,
Tier e endur nga mjeshtrit qiellorë,
rëket me ujëra kristali këndojnë e shushurinin,
Si dasmorë që vellon, e stinës qëndisin.
E bukura pranverë buzëqesh si princeshë,
Mbi dymbëdhjetë mbretëri hijeshon me bukuri.
Më e lartësuar mbi fronet stinore,
mbi jetët e kësaj bote mbjell lumturi.
E para që hap portat e kësaj parajse,
Hedh valle e lidh miqësi.
Vrapojnë e gëzojnë të vegjlit e botës,
Shkrirë akujt mbajtur në gji.
Nga strofullat mes pyjesh gjallesat festojnë,
Nën rezet e arta dhuruar nga e madhja perëndi.
Rizgjodhët zemra e madhe e jetës,
Rilind e madhja bukuri..