Xhemil Bytyçi - Cikël poetik

Xhemil Bytyçi - Cikël poetik
Xhemil Bytyçi
 
HISTORIA U MBETI NË ERRËSIRË
Ukrainë
 
Në dritare qielli
Zogjtë trokisnin
Kërkonin për t’i shprishur
Kufijtë e mjegullës
 
Autorët buzë qiellit
Sillnin
Vargje në fyt
 
Ndër molikat e molisura të Ukrainës
Plagëve shpresat
Hiqeshin zvarrë
 
Shembjet e botërave
Mes tmerreve të kryqëzuara
Luanin ndjeshmërinë
 
BAALDË E LULES MIZORE*
 
1.
Ngjyrat e marsi tingëllojnë
Si kristale të idealeve
Ju, aq të rinj
Ne ishim aq të varfër
 
Lulja mizore ndër këto ditë
Na ishte aq të uritur
Për të lulëzuar
Mbi gjemba të luleshkureve
 
Lulet mizore
Ishin të uritur 
Për të na përfshirë
Në këtë vend të brishtë
Për një copë jetë
 
Mbi vdekjen e paturpshme
E ngritëm flamurin e betejës
 
Lulja mizore
Kundërmonte duke kënduar
Elegji vdekje
 
2.
Hero mbetet edhe ai që nuk vdes
Marshim i kuptimit
Mbi lule të zezë
Nektar i vrazhdë
 
Variola vera
Këmbët i pate
Të shkurtra
Fytyra me tegela misteri
Mbi lule binin
Mjerueshëm
Kur përhapej
Mbi asgjësimin
Shoqe me vdekjen
 
Ju mbetët heronj 
Në grishjet e vdekjes
Me kurora kujtese
Mbi lulet mizore 
 
*Kjo poezi është kujtesë për personelin mjeksor në kohën e zbulimit, luftimit dhe përfundimit të Variola verës (Lija e madhe) që u shfaq ne Kosovë me 1972. Autori i poezisë ishte i përkushtuar që në ditën e parë të zbulimit të kësaj sëmundje. .
 
NËN HIJET E NJË DASHURIE
 
Për çudi retë lart u ngiten 
Ajo përballë diellit
Filloi të më shikojë
Mbi hijen time
 
I rimbushur me ndjesi
E besnikëri
Femre
Të jetojmë me flatra
 
Mandej, përulur si lypsar
Para teje dashuri
Sfilitshëm
Qëndrova si lypsar në bujtinë
Për të
Vetëm
Natë të artë
 
Nga vetja u bëra hije
Përshpirtshëm
Zjarr i hapur më buronte
Për dashuri që rreth e çark përhapej
 
AKORDE
 
Akorde na erdhën
Me fije fjalësh
Harmonishëm
Fuqish
 
ANKTH E ËNDËRR
 
Koha na ndau
Siç ndan padrejtësia 
Fatin
Erërash
 
Para hapit
Puthje
Qëndronim mes akthesh
Humnerash
 
U zgjuam gurëzuar
Ankth para ëndrrave
Pothuaj përmbytur        
Pergatiti Abdullah Troshupa
 
Përgatiti Abdullah Troshupa