UDHES SE PLUMBAVE
Te çezme e Lybavecit
Thellim i natës grinë,
Shiu për lagë palcën e tokës
E njerëzimi
O njerëzimi
Me patate
Urinë grinë.
Dhe heshtur
Flasin,
Dhe heshtur
Për betohen.
Ne tokën e tyre
Në rrasat e tyre.
Se janë vullkan shpirti
Janë pasqyrë trimërie.
Heshtur , zëshëm rrinë
Plëng,
Oxhak
Çati
Kanë lëndinën.
Kurrë nuk u trembën
Kurrë nuk u fëtigën,
Udhës se plumbave
Mes plumbave
Me palcën
E tokës u lidhën.
Nata sjell
Thellim te saj,
Po rrënj
Thellimit
I kalbën që në rrënjë
Dhe s’ka uzdajë.
Udhës se plumbave
Plumbat nuk vijnë,
Dielli i therët
Çezma falë urtinë.
Të nesërmen
Shih arat e mbjella,
Çatitë e kuqëluara
Pa pluhur e re.
Vogëlushi me sy rreze
Në shkollë me Abetare,
Çdo cep të Dardanisë
I ndezë flakadanët e lirisë...
MITIT TE RREMË POBRA
Mitit të rremë
Te pobrës,
Ia shtrydhën
Mykun
E kapicën.
Se derdhej urtë
Përhapej qetë,
Derë me derë
Miti i gjallë.
Miti i Pobrës.
Korrte rrufeshëm
Shpirtra,
Vinte i ftohet
Thellimi i natës.
Ishte alergjik
Mbi etninë Dardani,
Cinik në fjalë
Praktik në syngji.
Kapica iu shqye
I doli kryet, hijen,
Me grepin pesë cepa
Qe rreze s’nxënë.
Pobra u kalb
Duhma qe vije vërdallë.
Sa kaq
Erë e mirë
E përzuri
Sa kaq.
YT ATI
Djalë
Ruajeni
Se yt ati
Pushon te vidhi
Gjysmë ore dielli.
Ylberi i prehet
N’ leqe,
Thembrat i huqin
Siç thonë te vjetrit
Edhe përpeqëve.
Im at
E ka sa për sy e faqe,
Nxjerrë përrallë
Me mollë te kalbët.
Po ,aq e ka fjala
Peshk s’ka pa hala,
Atje te vidhi
Ashiqare e vjedh
Mort krokodili.