Fatmir Mehmeti - Analizë gjuhësore, semantike dhe moralo-edukative e fjalëve të urta (-III-)

Fatmir Mehmeti - Analizë gjuhësore, semantike dhe moralo-edukative e fjalëve të urta (-III-)
ANALIZË GJUHËSORE, SEMANTIKE, KONOTATIVE DHE EDUKATIVE E FJALËS SË URTË POPULLORE:
“TE RAFSHA, MOS U VRAFSHA”
 
(standard: “Tek rënça, mos u vrafsha”)
Analiza gjuhësore dhe strukturale
Kjo është fjali e përbërë, e nënrenditur vendore e ndërtuar me kallëzues të mënyrës dëshirore, të lidhura me kontrast semantik:
• Te rafsha, të ndodhë diçka  që zakonisht  nuk përfundon mirë, ose ndonjë veprim që e ndërmerr vetë folësi por i shprehur mjeshtërisht me vlerën e gjuhës shqipe që është mënyra dëshirore
• Mos u vrafsha, shmangia e një pasoje të keqe, sërish me modalitet dëshiror.
• Foljet ose kallëzuesit brenda fjalisë janë në dëshirore, tipike në frazeologjinë e shqipes popullore si shprehje dialektore gege të ruajtura në shumë krahina shqiptare. Kallëzuesi, rafsha ose rënça i përket foljes së parregullt bie(me ra, pa ngatërruar ne foljen tjetër si homoformë, bie me pru) dy pjesët e fjalisë së përbërë lidhen me lidhëzën vendore "tek" e cila i paraprin fjalisë.
Kuptimi semantik primar është se  vetja që është në këtë urtësi popullore vepron pa plan  ku e hedhin valët e jetës nuk shpërfaq ndonjë kujdes dhe emocion të fortë, punon pa menduar, ku e qet puna e në kontekste të tjera, kjo thënie përdoret ironikisht për persona impulsivë:
• ai vepron pa strategji,
• niset pa plan përfundimtar,
• shkon “ku e hedh hapi dhe fati”.
Pra, shpreh mungesë reflektimi dhe veprim spontan:Po nisem, të shohim çka del… te rafsha, mos u vrafsha!
Ky interpretim nënkupton lojë me fatin, ekstazë dhe risk hapansëz ose befasues.
Thënia e këtillë sjell diskurs kritik ndaj papërgjegjshmërisë apombase edhe naivitetit duke përçuar mosmiratim të sjelljes së pakontrolluar.
Dimensioni edukativ
Mesazhi moral që del nga të dy konotacionet është i fuqishëm:
- Mos lejo që e mira të kthehet në dëm
- Mendimi duhet të paraprijë veprimin
- Dashuria dhe puna kërkojnë masë dhe arsyetim, pra jo çdo nisje pa mendim përfundon mirë. Kjo e bën fjalën e urtë një parim pedagogjik:Vepro, por me mend. Duaj, por me masë.
Në përmbyllje:
Shprehja e këtillë dëshmon se shoqëria shqiptare e ka vlerësuar gjithnjë arsyetimin para impulsit, e ka lidhur emocionin me urdhërin etik të përgjegjësisë. Kultura popullore këtë e sheh si mosmendim, si rrezik dhe si dashuri impulsive, e dëmshme në shumë rrethana.