Abdullah Troshupa - Portret i krijuesit mërgimtar Avni Neziri

Abdullah Troshupa - Portret i krijuesit mërgimtar Avni Neziri
Portret i krijuesit mërgimtar Avni Neziri
 
PAK BIOGRAFI
Avni A. Neziri u lind në Katunishtë të Podujevës. Shkollën fillore e kreu në Llapashticë të Epërme, atë të mesmen në Podujevë, studimet iu ndërprenë pas semestrit të dytë në Shkollën e Lartë Pedagogjike, dega: Bazat e Arsimit Teknik.
Në mars të vitit 1991 u dërgua me dhunë në Shërbim Ushtarak të ish-Jugosllavisë, dhe u dërgua në luftë në Kroaci dhe pas shtatë muajve arriti të braktisë atë.
Pas gjysmë viti qëndrimi në Zagreb të Kroacisë arriti të kthehet në vendlindje dhe regjistroi Fakultetin Juridik, ku edhe u desh t`i ndërpres studimet për shkak dhunës nga pushtuesi i atëhershëm dhe u detyrua të migroj jashtë vendit. Në maj të  vitit1993 migroi në Gjermani, ku jeton e punon edhe tani. Ai u mor me shumë aktivitete e shërbime për të mirën e Atdheut.
Me krijimtari, kryesisht me poezi  merret qysh si i ri, ka publikuar në shumë faqe të ndryshme të rrjeteve sociale.
Është anëtar në Lidhjen e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë (LKSHM). Ka botuar poezinë “Pa Abetaren në shkollë” në Përmbledhjen “Ora Poetike”, të autorit, Musa Jupollit. Ka botuar edhe në monografinë “Fran Tanushi” të Musa Jupollit e Mentor Thaçit, si dhe në “Mërgatën Shqiptare në Gjermani” nr. IV të autorit Argjend Hasani.  
Avni Neziri ka botuar librin e parë “Kur mendoj me zë” me poezi,  “Bota me dy yje” është libri i dytë i tij botuar më 2023. Ka në dorëshkrim edhe vepra të tjera që së shpejti do të dalin në dritë.
..............................................................
 
Disa poezi të shkëputura nga libri poetik “Kur mendoj me zë” të autorit mërgimtar Avni Neziri
 
KËNGA S`DO TË PUSHOJË
 (Sabit R.Neziri)

Për heronj kënga s'do të pushojë
edhe t'gjallëve dua t`u këndoj
t'shkruhen faqe n'libër historie
një djalë Llapi e luftëtarë lirie

N'male të Llapit, trimat thirri
pushkën n'dorë Komandant Iliri
Sabit Neziri emrin ia thonë
zemër luan e syrin shqiponjë

Frymon lirshëm e qelë pranvera
hjeka e humbje nuk i harroj
për Kosovë prapë do të luftojë
unë jam ktu, po t'më kërkoj

Prej kurbeti po kthehem vëlla
sa shumë jemi shkjau plumba s`ka
amanetin që na e la Zahiri
ta qojmë n'vend tha, Komandant Iliri.
                                  
N’GJOKS FLAMUR, E PLIS NË KOKË
                                                 
Unë jam Komandant ILIRI
vij nga Llapi, Sabit Ramë Neziri
dua jetën e plumbi s‘më ndalë
Llapit tim, unë do të ia falë
 
Amanet vëlla nga të parët
N’gjoks flamur, e plis në kokë
pushka n’dorë, zakon shqiptarë
t‘luftojmë hasmin, shkja barbar
 
Besa-besë Kosovë Dardane
u betuam se do të luftojmë
ty Kosovë do t’çlirojmë
trojet Arbërore t’i bashkojmë
 
Ne të patëm më t‘mirin vëlla
krah me shokë, përballë me shkja
jeta tani zemrat na i theu
t‘kujtojmë me mall ne e Atdheu.
 
KUVEND PA PLIS
                                     
Kokë përplot vese
as në tokë, as n‘çese
tirqi me gajtan
duhet t‘i veshim
a na bien taman
 
Kush ishim dikur
na rjepin me lëkurë
prejnë edhe grinë
lumenj hiq pa urë
a na kthen kush kusur
 
Digju kallu
vendi im
dikur flakë
tash as tim
të t’mos bëjmë hygjym
në lumin plot me lym
 
çfarë shkruhet
as nuk qethet, as nuk rruhet
lëkura bie copë
djeg edhe kruhet
mate mexhën mirë
se nesër e ke vështirë
 
të t‘mbahet mend
secili kuvend
rend e pa rend
kurrë edhe kurrë
mos të ngulim gur
që djeg nën lëkurë.
 
LIRI ARBËRIE
 
Shqipja nga lart flet 
Ti, ti që m‘prek në identitet 
do t‘përgjakë me kthetrat e mia 
se nuk duron dot Arbëria 
 
Shqip, shqip po flas 
në kokë do të t’godas 
Besa-Besë e Gjergj Kastriotit 
Shqipja është gjuhë e Zotit 
 
Gjuhë e lashtë Arbërore 
prej më të vjetrave në Botë 
traditë e kulturë të pasur 
bëjnë hasmin për të t‘plasur 
 
Me dy krena në flamur 
rri krah hapur shqipja jonë 
Kuq e Zi e Besë Shqiptarë 
Autokton jemi të parë
 
Kush më prekë identitetin
e m‘ngacmon n’trojet e mia 
Kuq e Zi është krejt Shqipëria 
me kthetra t‘shqipes flet Liria 
 
FLAS PA ZË
 
Mendja s’më rri e qetë 
mendova një jetë
poshtë e tatëpjetë
veten po e ngas
flas pa zë edhe kur bërtas
 
Po e pyes vetveten 
dita e shtatë
po mos e nga të tetën 
çfarë të bëjë me të nëntën 
a ta marrim të dhjetën? 
 
Duam shumë njerëzinë 
gëzojmë e duam jetën
kanë ditë apo nuk dinë 
ata që s‘duan vetveten 
pa nderë, shkulin spaletën
 
MËRGIMI, HALLI IM
 
Si duket flas qetë me hallin tim
i rrëfehem edhe për vuajtjet e mia
a thua për vuajtje kam lindur
koha më tallë, jam bindur!
 
Edhe halli paska ca mëshirë
vuajtjet e mia të rënda gurë
shkapërderdhur e çakorduar
disi më rrëshqet fati nëpër duar
 
Më tretë halli e më djeg malli
jam zotrote, në lëkurë hamalli
bredhë rrugëve të botës pa fund
pres, por nuk arrij dot askund
 
Halli pa mëshirë më rrokullisë
zemra m’lëngon me lot helm
rraskapitur më zbardhë agimi
habitur, jo dehur, me halle mërgimi
                                          
KJAJ HALLIN E FATIT TIM
 
S’gjejmë kënaqësi askund
kësaj i thuan, pus i pa fund
djeg shpirt pa flakë e tym
vetëm e vetëm në mërgim
 
si e kush e krijoj të ziun
kujt i piu sorra mendjen
për të kërkuar e t’gjej gëzim
verbuem merr rrugë për mërgim
 
zemërthyer, mërgimtarë
kjaj hallin e fatit tim
dënoj vithet e mia, me rrahje
ngas në rrugë zori, të pa kahje.
 
Përgatiti Abdullah Troshupa