Sheremet Prokshi - GJEL KRYENEÇI (poezi për fëmijë)

Sheremet Prokshi - GJEL KRYENEÇI (poezi për fëmijë)
GJEL KRYENEÇI
 
Sot janë zgjuar
Pakëz më herët
Zogjtë e malit në prapshti,
Kanë dëgjuan se kjo fundjavë
Do na sjell një lajm të ri,
Pak kanë fjetur edhe pulat
Shiu ka hyrë
Në shtrat koteci,
Por siç thonë për pikë të qejfit
Nuk lëkundet
Gjel Kryeneçi.
 
Lëviz pak!...
(I flet një gjyshe,)
Dil nga dera e kotecit,
A se sheh si rrjedh çatia
E ti s’je
Në fron të mbretit,
Kthehu djathtas për një çast
Drejto trupin
Mblidhe veten!...
Nuk të duhet kohë e gjatë
Për ta gjetur të vërtetën.
 
Shikoi gjeli
Me një sy
Kokën lart duke e ngritur,
Këtë lojë -tha, këto lutje
Krejt më ndryshe
I kam pritur,
Prandaj ik, largohu gjyshe
Për dy ditë jam në pushim,
Nuk pranoj asnjë kërkesë
Që del jashtë
Qëndrimit tim.
 
Mirë o gjel
Nuk dua të ngas,
Rri siç je e ngrije kokën,
Por askush
Me kryeneçësi
Deri sot se ndryshoi botën.