KOHA E QENEVE
Lehin qentë për një kockë,
E bukur politikë shqiptare,
O zonjë e rënde, shumë humbe,
Por nuk u tute ngaherë,
Nuk luftove, o popull i mjerë
Se i besove njerëzve të ndjerë,
Komunizmi qe parcelë ekspriementale,
Ku Evropa parashikojë një rënie.
Tashmë lehin qentë; kemi turizëm,
Këtë e shprehu edhe Hurshovi,
Po, përse populli është i mjerë,
Dhe lëvdatat kalojnë kufijtë.
Sepse është koha e lehjes së qenëve,
Kështjella Shqiptare vendos gurin,
Por, harron Shqipërinë e madhe,
Sa të madh e ka kufirin.
Evropë ke kujdes me shqiptarët!
Avni Rustemi e ka dhënë kushtrimin,
Parisi u shokua nga një qen, tradhtarë,
Ku qëllojë mbi tradhtinë e kombit.
Shqipëria është e vogël si tokë,
Por është e madhe me zemër,
Se ju na rrëmbyet historinë,
Përfituat,moj Evropë zemërzezë.
Tashmë Shqipëria ka një shqiponjë,
Që vrojton qentë e Evropës mashtrues,
Por, ne jemi kudo nëpër botë,
Që ecim me hapin e kohës.
Ne shqiptarët nuk e falim Evropën,
Paçka se jetojmë në të gjithë botën,
Por të mos harrojë Evropa dhe Amerika
Ne Shqiptarët kryesojmë gjithë botën.