Idriz Berisha - MIRËMËNGJES TY

Idriz Berisha - MIRËMËNGJES TY
MIRËMËNGJES TY
 
Kur mëngjeseve s'të shoh
ty as fjalën tënde n'dritare
kujtimet zvarris në poezi.
Dehëm e shfryhem
rrugëve të gurta e
ëndrrave të ngurrëta.
Pas shiut, mbledh kokrra loti
zgjohem e lahem
prehem e çlodhem
vargjeve t'pafund
Degëve tremb zogjtë
vet fshehëm kohës ndaluar
as me ty as pa ty
qiejt nuk sjellin shi.
Në vend syrit tënd
tokën puth ,
në vend magjisë tënde,
ylberin përkund .
Kodrave të vendlindjes
me flokun tënd
thur gërshet kujtimet.