KAU I LARMË
Ç’keni me ngjyrat e artistit?!…
Shpirti i tij i larak
ka nevojë të dalë jashtë
përmes nuancave që kanë
petalet e luleve të gjithë botës,
ai është një pasqyrë që transformohet
në varësi të situatës,
një Zeus i lindur
për tu shndërruar në një ka të bardhë,
shqiponjë,
mjellmë,
patë,
qyqe,
bari me gunë e kërrabë,
a në të pamposhturin luftëtar;
gjarpër që s’duhet ta ngacmosh,
milingonë punëtore,
e Titan gjigand.
Rrufe verbuese,
bubullimë e zgjatur,
që rrjedh “Shi i Artë” në vargje
që s’i ka jetuar më parë.
A nuk është veshja tregimi i asaj
që je pa folur asnjë fjalë?!…
Ngjyrat përjashta janë veçse kornizë
e një ylberi që buron nga burimet,
rrëkezat,
përroskat,
përrenjtë,
lumthet,
lumenjtë,
liqenet,
detet, e oqeanet.