SHPIRTI...
Askush nuk e di ku fshihet shpirti,
ndoshta përtej një lumi të verdhë,
ku flasin lloj lloj fjalësh xheloze.
Diku dhe përtej malit,
aty mes zhegut ku dhe guri pëlcet,
nga dhimbja e të lodhurve.
Po ka edhe më ,
aty ku heshtja dhe britma bëjnë pakt,
ku terri dhe dashuria krijojnë rrugën e duhur,
ku ngjyra të zbehta bashkë me ylberin,
dashurojnë mbikalimet e pazbrazura.
Aq larg shkoi shpirti sa kaloi dhe kohën,
ditët e çmendura plot frikë,
fjalët endacake që shushurijnë mbyturazi,
tek vishet dhe dashuron një femër mbi ujë.
Kam dëgjuar se aty ku shpirti pushon së ekzistuari
fillon nata plot yndyrë ,
zgjime në dhimbjet e hapave të zbrazura,
lakuriqësi e ditëve që qajnë nga uloksia.
Vetëm se kur shpirti vërtet jeton,
lind një frymë e bukur,
një puthje e ëmbël ,
që dhe trishtimin e bën valë të butë ,
në mbrëmjet kur yjet bien nga qielli.
Pikërisht atë ditë qielli,
u dashurua me tokën e të frymuarëve ...