TANI ËSHTË KURRKUNDI, PËR TY SOLOMON!
“Kontradikta midis pamundësisë së qenësishme
dhe absolutitetit të saj”
J.W.VON GOETHE
Vetëm me ty?
sonte po pi verë shpirti im,
mërmërij përmes zjarrit epshor,
po kërcej tangon e fundit pa ty,
përsëri me telefonon
në mesnatë:
-eja të kërcejmë bashkë,
trup më trup
shpirt më shpirt
gju më gju
dhe shpirtin ma nder në portikun e ferrit tënd,
a ma merr dhe dorën
në gjijtë e tu,
dhe lulëkuqen time mbillma në limanin tënd?
Alo, - më dëgjon?
-Unë jam lulesë e dashurisë,
çfarë dëshiron më shumë?
-Lutjet e mia,
përgjërimet e afshta
oazeve të lumejve të mi,
po monologoj me gotën tënde përbri
dhe më duket se po monologoj me veten:
“-unë e nduk herë pas here veten
përtej trupit të një gruaje,
në brigjet e bardha të natës me guacka
përplot me fletë palmash,
kur vrimat e trurit mbuloj me duar
saora dashuria mu bë fëmijë
pellg, lum, përrua
vetëm për ty?!
Alo, - a më dëgjon!
Alooooo!
Ti, a e di?
u zgjova,
u çlirova nga frika e burrit të dashuruar,
nga dhimbja e vjetër e mohimit,
e çlirët dhe truplirë
nga verigat e flakëve mbi qerpikët e ujët,
se janë vyshkur stepat e ishujve të dëshirave
larg teje,
vetëm disa centimetra,
në aktin final të përvëlimit
matanë orëve të fati tonë
po bluan miellin e dashurisë,
se akrepat e historive tona qenkan mbërthecka
nga ku bota derdhet si ujëvarë,
duke gdhendur mesnatën,
mbërthyer në zgrip të frikës së pafajësisë,
të hirshme erëblirët udhëve
plot vapë të Tiranës,
sepse unë qava,
qava për ty.
A nuk është turp?!
Në kafenenë tonë,
avujt kryqëzohen si puthjet
kur më pyet përsëri,
se për çfarë do flasim: - akoma për motin?
- Pse, nuk ka asgjë më, për të folur, sonte?
Vetëm sonte mos thuaj asgjë?
të paktën, vetëm sonte
mbylle gojën e trishtimit,
se esenca e luleve u rrokullis në tokë,
u rizgjua nata,
me mendimet që më ngecën në mesnatën
e lodhur nga pasioni për ty,
të pres,
dëshpirimisht
vazhdimisht
gjithmomë tek dera e gjerbër
me kulpër pasioni,
duke përkëdheur natën
si mantel pa emër
me një dolli nimfash
vizatove piklat e shiut të lodhur,
ku rrëmbimthi u fute në shtrojet e mia,
erën e djersës nuhas,
vitheve të tua
kur u marr erë
si e marrë mesnata tona të fshehta,
në një lojë të përvalë dashurie
dashnorë të përjetshëm,
(duke pëlcitur flluckat e klithmave,
që derdhen ujërave të syve të mi përhim,)
mbushin orët lozonjare të shtratit tim
me miliona puthje prej ojnash nazelie,
më mbështjellje të zjarrta,
nënkresave si melmesa,
në të fundin akt të pushtimit,
se vetëm sonte mos thuaj asgjë,
asgjë
përtej kalërimit,
kur atë mëngjes të fundëm
ike…vetëm ike, pa një lamtumirë.
Vetëm pulëbardhat klithnin pafundimisht!
Poct Scriptum:
(se dashuria mendohet zakonisht
si e pamundshme të përkufizohet).
____________________________________
1 sibila, vajza të bukura,“Kënga e sibilave” të P. Bogdani dhe “Toka e shkretë” T. Eliot
2 Kuneiform, një nga format më të hershme të shkrimit, u zhvillua nga Proto-Cuneiform në Uruk , Mesopotami rreth 3000 pes.
Fjala vjen nga latinishtja, që do të thotë "pykë-formë"; ne nuk e dimë se çfarë është shkruar në të vërtetë nga përdoruesit e tij.
Kuneiform është një syllabary, një sistem shkrimi i përdorur për të qëndruar për rrokje apo tinguj në një shumëllojshmëri të gjuhëve mesopotamiane.
3 gjuhë, të vjetra në Mesapotoninë e Lashtë.
4 Shulamita, ishte vajza bareshë fshatare që u dashurua mbreti Solomon.
5 mirrë, lloj pije si vera, në kohën e mbretit Solomon.
6 Marduku, perëndi e banorëve të Mesapotanisë së lashtë.
7 Qabja, vendi i shenjtë për besimtarët muslimanë.
8 Zemzen, vendi me ujë të shenjtë afër Qabes.
9 nomadë, njerëz që jetojnë të lirë dhe nëpër oaze shkretëtirash.
10 t’helma, lloj veshjesh për udhëtarë nëpër shkretëtirë.
11 Stikth: lumi i mallkuar që kalon nëpër ferr.
Mars 2021 – 30 qershor 2022.
......................................................................
Taedium vitae
(ose koha tepricë e verës)
nga koha e parë
akoma avullon vera,
me firomën e frymëmarrjes së rërës,
se përballë detit
rrugët janë të zbehta,
dhe guacakat e midhjeve kanë aroma restorantesh,
tejpërtej muzgjeve të kuqërremta,
rremtarët e natës
si mëtonjës të Penelopës
vishen me kostume mjegullash të kuqërremta
që varen si mëngë të hapura
pas xhamave të shtëpisë së vjetër,
kur ca lakuriqë nate
kacavirren mbi lëvoren e terrinës
kërcimthi u përplasën mbi tavanet
plot me merimanga dritash neonesh,
se akoma qyteti laget me pështyma vese,
kurdoherë këmbët merr osh,
si gratë nëpër oda, në natën e kanagjerit.
nga koha e dytë
…ja ata, aty buzë udhës,
në kafenenë e mbasdites,
thashethemnonin me thonj tipsa
ca vajza
me pantallon aq të shkrurta:
(- po kjo kurva, qenka kthyer,
nga Bora-Bora me dashnorin)
se Lugina Vdekjes 12 nuk i pranon
në flamën e covit-19,
nuk bie rrufeja në hale
kushedi sa i shkon fatura dashnorit…
Akoma ajo shtylla aty në cep,
kish mbetuar ashtu
si një antenë shkopthatë
ku poshtë diellit afrikan
janë ca mbetje ranore nga vera,
që as vetë era e veshur me mantel,
as burrat e heshtur
me duart pas kurrizit dhe cigare në buzë,
(ngrohnin herë pas herë duart me damarë dheu,
të mardhur nga ethet e tokës së kuqe)
që zbresin nga ugaret me thepat e thara gurëvënë,
me stuhi dhe borë
si brazdat e zboktheve përreth jakave,
të dalaboje
kanë vizatuar diellin,
e fundgushtit të fishkur
që kundron hijen e një peme,
mbi një kanavacë pluhuri të verdhë.
nga koha e tretë
do të ikësh sot
me avionin e pare?
Si kryq medalioni yt
anembanë aeroporteve
me taksi të kuqe
nga Hithrou, Nju Delhi, Seul apo Karakas,
pse jo dhe Kenedi,13
e pakryer dashuria jonë
mbushur me pengje endacakërie
që si metamorfoza kanë mbirë në pritjet tona
si pijanecë,
dhe kur ti me thua jam në Hiroshima14
apo në Kepin e Shpresë së Mirë15
thonjtë kafshoj nga inati,
se pumat në artik,
mbathnin çizme të bardha,
dhe rivalizojnë gëzofët e fokave
që fokondohen nën gurë gjiresh ujëmbla.
nga koha e katërt
mund të ndodhë,
në çdo ndodhi
dhe shenjtët që ulërasin mbi kumtin e njyrave:
e hëna thotë: e bardha ngjyra ime
që i përvidhet javës,
e marta thotë: e verdha si gjethnajë
me figurina të artuara,
e mërkura: portokalle si lëshme zjarri mbi det
dhe brendësia plot avuj uji,
e enjtja: pigmenti i njomësisë së natyrës,
e premtia: e kuqja e verës së Krishtit në kryq
dhe falja e xhumasë,
e shtuna: bluja derdh motivet mëngjezore
të njerëzve të pagjumë me ushtri ëndrrash,
e diela: e zeza si vejushat
që fshehin lutjet përmes dantellave
të mishit të Madalenës,
se java fillon,
në një shtëpi të vjetër
me ca vezë të gjalla nga furriku në kotec
në fund të oborrit me pemë të reja,
ku fëmijët kanë vënë gracka lepujsh
dhe mizat mbyten në pellgun e agut,
kur një llampë e vogël, u shua e fundit në rrugicë…
.........................................................................