Manushaqe Ramadan Shalsi (poezi)

Manushaqe Ramadan Shalsi (poezi)
FAT,?
 
Nuk di, nëse ngjan me diell a hënë.
Ngjizur të dy në qelizën nënë.
Nga ninullat për ty, në djep isha lumturuar,
Foshnjë me ty, nga një gji i mëkuar.
 
Gjiri i shpresës ushqyer për ty,
Me urimin..--Fat pastë në jetë, u bëftë mbret i vërtet!
Shkelur,  nëpërkëmbur, as një lule nuk ka jetë.
Mbetur i pa rritur, i vogël, ndaj i vogli s'mund të bëhet mbret.
 
Ty të ëndërroja.. një fëmijë krah fluturues,
Ulur rija mbi flatrat e tua tek shihja retë,
Yje shihja në galaktikën tënde, o fati im,
E ty të përqafoja me gëzim.
 
Poshtë flatrash, shihja shëmti njerëzish,
gënjeshtra, mashtrime, lakuriqësi,
Qeshja tek shihja në sytë e tu sytë e mi.
Mbi ne galaktika kishte tjetër kuptim.
 
Mbi yje ishe shkruar ti, fati im trok.
Dhe pse qielli ishte me më të bukurin  ndriçim,
Nuk dita të ec me këmbët mbi tokë,
Nuk dita nëse ishe ti fati im.
 
Unë një foshnjë e mëkuar nga perënditë,
Të ecja mbi rrugë djajsh s'pata guxim.
Të kërkova ty o fat mbi re të bardha,
Ti, nuk  më the asnjëherë --ARDHA!
 
Në miniera kërkova ar e argjend.
I përgjaka këmbë e duart për emrin tënd.
Sheshova rrugë, sheshova male,
Ngrita uzina, hidroçentrale..,
 
Të kërkova mbi tokë e nën tok,
Asnjëherë nuk të preka dot.
Nuk dita. Ç'të  bëja tjetër më shumë,
Punova dit e natë, ndeja pa gjumë..
 
Shpresova të më sillje një qiri në errësirë,
Sepse gjithë jetën kam bërë vetëm mirë.
Eca çdo dit e natë, rrugëve të botës mbarë.
Çdo kokërr gruri mblodha për të mbushur ambarë.
 
Desha të isha edhe unë si të tjerë..
Të kisha shtëpi të fortë, pa e humbur nderë.
Të thirra..--O Fat!, O fati im ,ku je ti,!
Ti, herë qëndron në kuvend e herë në qeveri...
 
Të kërkoj mbi bulevarde, je duke medituar.
Qaj tek shoh prostitutat që të mbajnë në duar,
Herë më bëhesh hije, herë i vërtet.
Ëndrrat me sy hapur nuk bëjnë realitet.
 
O fati i bardhë, emrin t'a shëmtuan,
"Paç fatin e prostitutës"! Të mirin e uruan.
Të shoh, mbi bishta cigaresh tek tymi i rinis,
Mbi jakat e ushtarëve ndër luftërat mes babëzisë.
 
Të shoh mbi vula letrash, shpalosur nga të marrët,
Se kjo bot e keqe udhëhiqet nga imoralët.
Lind me këmishë fati një bir prostitute,
Përlyhet i ndershmi, dashuron një hajdute..
 
Eh o fati im, viktimë e kësaj kohe,
Kurorën e së bukurës asnjë herë se njohe.
Hidhen e përdridhen, gjithë hajdutë e zagarë,
Hanë e ligjërojnë si ca pashallarë.
 
E rrahin gjoksin gropë, se punojnë më bukur,
Lavde i thurin vetes, thonë, se ..--Nuk punojmë
për t'u dukur!.
As shohin sa qelben. Thonë se janë me fat.
Për pushtet e pasuri ngrihen si lugat.
 
Le të prishet familja, le të prishet pushteti,
Le të prishet ushtria, n'daç kombi a mbreti!
Me aeroplanë e jahte, bredhin gjithë dynjanë,
--Le të vdesin të tërë! Fatin tim se kanë.
 
Eh o fat! Ku shkove? Besova flatrat e tua.
Besova fjalën e bukur prej njeriut mbi njerinë...
Besova në besë e nder, në perëndinë.
U zvarritja si një zvarranik dhe pse jam Shqiponjë,
Eca rrugëve me gurrë e shkëmbinj si në maratonë.
Errësirën e vrava me besë, nder e ngadhënjim.
Për të qenë i madh vrava shpirtin tim.
 
Ndeza fjalët e shpresës për një liri,
U enda si të isha një i mjerë, fjetur mbi kashtë e fije liri,
Me mundin tim ngrita fushë e diturinë .
Për të qenë një dritë dogja lumturinë.
 
Për të qenë  kështjellë dhashë jet, dituri,
E kot.. Dritën nuk e dalloj dot nga errësira tani.
Rrugën nuk mund ta  ndaj nga e mira.
As humnerën nga urrejtja, smira.
 
Djalli ka veshur qyrkun e engjëllit si stoli,
Dhe ti fati im nuk më dhurove asnjëherë dashuri.
Sot ri në dritaren e madhe të jetës..
Ajo është diku larg në hapësirë, larg së vërtetës.
 
Nuk di nëse do kem shpresë për lumturi.
Dielli nuk ka ngrohur as dje as tani.
Nuk njoh dashuri. Errësirën urrej.
Shpresoj. Pak shumë pak fat dritës, ditës i uroj!.
 
U lodha duke lypur një shkëndijë.
Të ndez një zjarr, ëndërroj.
Ndoshta fati është mbi pyjet,
Ato janë aq pak sa  me gishta i numëroj.
 
Po ku  do ket shkuar fati im?
Mendohem. Kush e mori fatin tim vallë,?
Ndoshta nuk Linda me këmishë.
Me siguri ai është atje në majë.
 
Ai dikushi "e ka merituar"
Se ndrysheee.. se si ky  fati ynë,
vetëm aty ndër maja ka qëndruar..
 
Mos vallë ka fa0j galaktika,?
Mbase fatin e imponoi frika.
I forti shkrin yjet, hënën pa faj...
Bën dëborën të bie në Maj.
 
Këto kokat e mëdha u shtuan kaq shumë .
Në gjithë botën,"sjellin të mirat si lumë,"
"Lum e lum për ne sa me fat",
Dora e maskarait për çdo dit  vret grat.
 
Koha e inteligjencës ,koha e atomit,
Burri  fluturon mbi maja,
gruaja rrëzohet prej ballkonit.
Oh, more fat i mirë, pa ty kam një jetë.
Nuk dua fasada po fat të vërtetë.
 
Në djall shkofsh ti që ma dhe atë ëndërr!
Fati im ka shkuar në rrugë të shtrembër.
Zbathur jam mbi xhama përgjakur.
Çdo dit e net pas fatit plakur.
 
Edi edhe vet, fati fshihet nën gurrë.
Thesarin tim të fatit nuk do e fal kurrë.
Nëse bëhemi bashk fatin e bëjmë  vet.
Të shkulim tiranët , të shkulim çdo mbret!
Vetëm në një mendje, fati na vjen vërtet.
 
(Manushaqe Ramadan Shalsi)
Durrës 26 Dhjetor 2023