Vladimir Shyti - Cikël poetik

Vladimir Shyti  - Cikël poetik
HUMBI VIRGJËRIA, SUNDON TRADHËTIA
                        
 Tradita, martesa vajzës me fishekun në pajë,
Si një çip, kontrollonte jetën deri në djep,
Një lidhje që nuk shqitej deri në varrë,
Me mundime, pa dashuri, pa hesap.
2
Era delikate fryu në viset e Shqipërisë,
U zhdukën ligje e zakone, Zoti dhe drejtësia,
Botën përqafuam, jetën e re derrërisht,
Virgjëria nëpërkëmbet, marroset tradhtia.
                         3
Fytyrë palarët, panë yllin e morën pyllin,
Kishin fuqinë, por shpirtin e ndyrë,
Sytë e fëmijëve mjerimin e tyre pikturonin,
Duar xhelatësh, fytyra tradhtarësh.
                           4
Harruat betimin në altarin e shenjtë,
Kërkoni gjellën e dytë të natyrës së madhe,
Po e shkallmon fuqinë e shpirtit tënd,
Por, mos harroni, mbeteni të pështirosur, vemje.
                            5
Qeshni vetëm në ëndrra, u mallkoftë Zoti!
Krijuat familje, vrasës të fëmijëve,
Verbimi u shqiti përleshjen e kujdesit,
Vdekje i ndollët jetës së përditshme.
                           6
Tradhtia e ka melhemin, por ju jeni kafshë,
Kjo marrëzi do menduar, se kështu marroseni,
Jeta njerëzore ka rregulla e ligje, jo përleshje,
E mbi të gjitha jeta lulëzon  në përsosmëri.
                              7
Ku e ke shpirtin, që e ke shtrirë përdhe si qen,
Sikur u mori mendjen ndonjë yll i keq,
Turp, të ngresh dorën mbi gruan e fëmijën,
Ju thefshin krahët e shkofshi për dreq.
                              8
Ngrihuni, o njerëz, pastroni këta plehra!
Barazoni gjininë njerëzore, merrni në dorë fren,
Hidhuni gjithë rrufetë e qiellit, digjni këta pleshta!
Dhe zemërimi le të trazojë gjykimin e kthjellët.
 
DHIMBJEN E SHËRON DASHURIA
 
Mbi supe kam copëza yjesh,
Të thërrmuar nga pritja, mërzia,
Më tutje të rinjtë mes tyre përplasen,
Unë me shpresa mbi qiell,
Me ëndrra të bardha.
Për lotët e mi,
Nuk u mundua askush,
Të gjenim shërimin,
S’e çau kokën njeri,
Dhimbjen e dinte veç shpirti im.
E trishtuar, pres të shndrisë dielli,
Para meje kalonin ditët e jetës,
Prisja pak dritë për shpirtin,
Të zhduk mallkimin, errësirën e pa fund,
Dhe një zë dëgjohet nga Olimpi,
Lot dashurie më ranë mbi bozhur,
Mbi direkë të zhytur mbi rërë,
Ai, më kërkon në mugëtirë.
Fraza të lëna përgjysmë,
Fjalë të thërrmuara në ajër,
Mendime pa u thënë,
Endura që zbresin dalngadalë…
Si valë që puthin brigjet e zhveshura,
Kjo dashuri bashkoj shpirtrat tanë.
Si zogj krejt të qullur,
Qëndrojmë nën trill të qiellit,
Por, kur të dalë dielli,
Do të fluturojmë të lirë,
Ndërsa unë s’do të thahem dot,
Nga rrebeshi lumturisë,
I lotëve të shpirtit prej dashurisë.
Sa ekuacione përmban dashuria?
Diçka e di me siguri,
Në jetë një portë a dy mund të hapen,
Dhe kjo e ka një magji,
Se shumë të tjera në fytyrë të përplasen.
 
TË QARAT E FËMIJËS DËGJOJI HËNA
 
Në stolat e parkut,
Era luan me trishtimin,
Prindërit kokat mënjanë,
I harruar, të qarat e vocërrakut,
Zgjat buzët e njoma,
Sa te babai sa dhe te nëna,
Zënkat përplasen me yjet,
Dhe ngatërrohen me arnat e qiellit,
Vocërraku pengohet me velat e reve,
Prindërit, po i vjedhin diellin.
Ankth,
Sekonda, minuta që përplasen,
Rrëzohen, ngrihen për të vazhduar
Garën e tyre të çmendur,
Përtypin copëra shpirtrash të pagëlltitur,
Tej dëgjohet e qeshura ironike e kohës,
Fshehur nën buzëqeshje premtuese,
Farëz u kishte hedhur djalli,
Humbën cilësitë, zjarr u ndezën yjet,
Të qarat e fëmijës, dëgjojë hëna,
Engjëllin e dashurisë dërgojë midis tyre,
Dëshpërimi merr fund, ekzaltim kënaqësie,
Kapërdinë trishtimin, marrin rrugën e shtëpisë.
Në piano ka mbetur përgjysmë melodia,
Dhe yjet i kanë parë, që dridhen lehtë,
Mos i lërë lotët të bien në tastet e bardha
Vallëzo vocërrak, triumfoj dashuria!
Pa çelën lulet dhe, manushaqja nën ferrë,
Hëna vrapon me argjend ata mbështjellë,
Dashuria zgjat buzët e thara,
T’i njomë më lotët e hënës,
Rrufet e egoizmit ishin shurdhuar,
Klithmat e rebeluara mbetën në mes,
Kur përmbytesh me dashuri,
Lulet e shpirtit nuk i vyshk kurrë koha,
Qeshu vocërrak!
Këput dhe tastin e fundit të pianos,
Mbase nga flakët do të djegin qiellin,
Bota do të zgjohet në magjinë e dashurisë,
E zhveshur nga petka zhele të hipokrizisë.