Poezi nga Stanley H. Barkan (Shqipëroi Irma Kurti)
as rrjeta nuk kam,
për t’i hedhur poshtë
në ujërat e trazuar.
Vetëm copëza e thërrime
për peshqit
që presin nën urë,
poshtë në thellësi,
për t’i gjetur në sipërfaqe
E kam flakur bukën
në ujërat
e shpengimit,
si dhe mëkatet që kam bërë,
duke shpresuar në një tjetër vit,
një vit kur xhepat e mi
do të jenë bosh
dhe asgjë s’do të kenë
për të hedhur tej në det.



Moderator 