Agim Desku - Cikël poetik (Pjesa e parë)

Agim Desku - Cikël poetik (Pjesa e parë)
ÇDO DITË VDES PËR TY
 
Çdo ditë vdes ngapak për ty
Dhe pyes
Vallë a ka diku në Shqipëri
Pakëz Çamëri
 
Vdes në një mijë pamje të pikturave
Kur piktorët ma zbukurojnë ditën
Bardhësi m'i dhanë heshtjes në varg
 
Edhe pse bërtas në kupë të qiellit
Kurrë përgjigje nuk marrë
 
Më duhet të them pa dashje
Këtu njeri nga ne jemi të tepërt
Unë do të vdes çdo ditë për fjalën
Që m'i ruan kujtimet për ty
 
Sa herë bëj lutje për një Shqipëri
Ku do të këtë ma shumë Çamëri!
 
10 dhjetor 2023
 
DIELLI S'ËSHTË LARG
 
Dielli nuk është larg nga lulet
Këtë ma thonë lulet që kanë shpirt engjëjsh
Fluturat na tregojnë për bukurinë e tyre
Edhe pse të gjitha lulet e meritojnë diellin
 
She të gjithë njerëzit snuk e meritojnë diellin
Ata që e duan  ngrohtësinë e tij
Duhet t'i fitojnë betejat për lirinë e fjalës
Kam të drejt pse s'e kuptoj jetën pa dritën e diellit
 
Tani e shoh se çfarë  ferri përjetoi populli im
Pesë shekuj nënçmim të dritës se diellit
Veç në ëndërr e shihnim se si duket liria
Askush nuk m'i ka besue ëndrrat për diellin
 
Asnjëherë nuk iu perulèm kohërave të ferrit
Edhe pse më shndrruan në emra demonësh
S'kam mendue se sot më mungon burrëria ime
Kur Çakorri falet e fjala s'ka ma besë njeriu
 
Çfarë t'i them jetës nëse më pyetin ku mbeti liria
Ku mbetën ëndrrat qē u sakrifikuam për këtë ditë
Dje e kisha liri luftëtarin e lirisë e sot ku është ai
Kur ëndrrēn e tij e ruaj në Trëndafilin e Çamërisë.
 
10 dhjetor 2023
 
PSE HUMBI FJALA
 
Dikur e kishim fjalën
Fjalë
Nuk kishim mallë për të
Se na rrinte pranë vatrës
Mu në zemër e shpirt
 
Sot si për çudi
Humbi fjala dhe shpirti
 
Vallë është pasojë e luftës
Apo nënçmim i lirisë
Pse humbi fjala
 
Deri sa të di përse humbi fjala
Unë do të bëj jetë lutjesh
Të rikthehet sërish fjala e dhënë.
 
8 dhjetor 2023
 
KËNGA IME
 
Në mbretëreshë të fjalës
Më është shndrrue nëna ime
Së bashku me Nënë Terezen
 
Në vargun tim
Në hyjnesha më janë shndrrue
Çlirimtaret e betejave të lirisë
 
Shota Galica e Marije Shllaku
Nora e Kelmendit e Marigoja
 
Në këngën time
Hynë këngët e pakënduara
Të poeteve të fjalës se bukur
Që ju bënë peng jetës
Për të vërtetën
 
Në këngën time
Mu bënë këngë të krenarisë
Mu bënë mbretëresha e hyjnesha.
 
MBRËMJE
 
Sonte dëshmitar e kam vargun për dreq
Që po më gjykon për fatin tim kryeneq
Kur me vite isha argat i dreqit e të birit të tij
 
Mbrëmja me muzën m`u ba vargu rebel
Ajo më erdhi në kalë dhe shall të bardhë
Fustanin e nusërisë ia kishin qepë kalorësit dardanë
Dhe diku në ëndrra shquhej për besën e dhënë
 
Doruntinë ishte ëndrra ime që i duhej fjalës se shejtë
Si dhe çdo krijuesi që ecën drejt diellit pa u djeg
 
Shumë herë ëndrrat janë të pamëshirshme ndaj meje
Më dukej sikur bajlozët e detit i ngrinin valët e detit
Por gjithmonë jam shndrrue edhe unë në pirat kryeneq
 
Le ta dinë secili demon nëse do të vie në këto anë
Ka për t`i lënë eshtrat ku as korbat s`do ia hanë
 
Eu Evropë edhe nga ëndrrat s`më dole kurrë
Vallë nëse ma harrove përkrenaren e Gjergj Kastriotit
Im Zotit tim që e kisha për të gjallë të brezave të mi
Dhe sot uratën e shejtë e fali kur betohem në flamur
 
Koha ime veeç sa ka fillue për ta njoh identitetin tim
Se si më paskanë gënjye kohërat apo njerëzit që kanë jetue me genjeshtra
Veç fytyrat e të madhit Ukshin Hoti sa herë ma nxjerr gjumin orë e çast
Si t`i gëzohem lirisë kur fëmijtë çamë nuk më njohin për vëlla
 
Jam rrëfye në librin poetik’’Rrëfej diellit’’ që më mbahet peng në Greqi
A thua bota qenka shumë frikacake më ju frikësue fjalës se poetit
Vërtëtë e shejtë është çdo fjalë që brezi çam ma thotë në katër sy
 
Poetë bashkohuni me shpirtin e Liridonës bile ju engjëjt e fjalës sime
Nuk di nëse do e myelli faqen e lumturisë pa ia dëgjue vrasësit denimin
S`k tjetër botë së kjo e jona vdiq me vrasjen e e engjëjve.
 
Dhjetor 2023
 
VARGU QË VJEN TJETËR HERË
-Sonte pas dymijë vite të krishtërimit shqip
 
Flamur
Sot e ngrita gotën për valëvitjen tënde
Dhe pyes veten nëse u bëra pakëz burrë
 
Ma mori mendja se vargu sot del nga zemra
T'i rikujtojmë vitet e ferrit brez pas brezi
Asnjë stuhi s'mundi të na i zhdukë rrënjët pellazge
 
Flamur
Sot erdha t'ia marr pak buzëqeshje bacit Adem
Sytë e shqiponjës t'i shoh a i kemi të njëjtë
Dhe cili u bëmë pakëz burrë
Unë apo vargu im i shejtë
 
Edhe diçka desha të pikturoj në flamur
Besën e dhënë që jemi shque dikur
 
Tjetër herë ndoshta e festojmë ma mirë
E shtrojmë sofrën e bashkuar dhe ngritim dolli
Më i kujtue nëntorët e motit të madh
Kur Shqipëri ishte edhe në Çamëri.
 
Prekaz 28 Nëntor 2023 
 
MIQTË E DIELLIT
 
Delli ka miq
Një botë të tërë të artit
Ka poetët
kur me vargun e tyre lobojnë
Liri për njerëzit e zënë peng
Në purgatorët e ferrit
Dielli ka miq
Piktorët që pikturojnë plagët e fluturave
Që s'mund të fluturojnë lule në lule
Dielli s'lodhet hiq për të zënë miq
Që dinë t'i shërojnë plagët e luftërave
Dashuritë e çlirimtareve i bëjnë relikt muzeu
Miqtë e diellit i falin ngrohtësi tokës
Stinëve të ftohta ia shkrijnë acarët e dimrit
Kur vjen pranvera t'i rritën gjethet e trëndafilit
Miqtë e diellit janë si unë edhe si ti
Si shpirtbardhët që lobojnë pêr fjalën e lirë
Miq të diellit bota ka ma shumë se një lumë
I ka ëndrrat e fëmijëve edhe kur flejnë në gjumë.
 
27 Nëntor 2023