Vjollca Aliu (poezi)

Si pëllumba paqeje ishin shtrirë
E gjakun ua shihja mbi varr
Lavdia e veprës së tyre
Edhe në varr i bënte si të ishin gjallë.
Se gjaku derdhet e s'shuhet
Këtë na e mësoi historia
Të shtrenjta e plot vlerë
Janë toka arbërore e liria.
Si feniksët ringjallen
E gjaku i tyre shkroi tonën histori
Shkronjat e arta mbi varre
Thurin të përjetshmen lavdi.