NDODH...
Shpesh...
Ndodh shpesh
Të ngelem i vetmuar në një rrafsh të pjerrët
Me vesë e mjegull
Kanatat e dritarës së shpirtit t'm'i hap
Një ditë e mugët
Një gjilperë drite dua
Të shqep melankolinë
Që më ngjishet si mumje
Me sy të përvuajtur
Shpesh...
Ndodh shpesh
Të arratisem një mbrenje të murme grindavece
Në shtëpinë e yjeve
Në çarçafet e tyre të arngjendta të prehem
Të endërroj pak
Një cicerimë thelleze dua
Të më ledhatoj mengjesin
Si zgjimet e prillit
Në fshatin tim
Shpesh...
Ndodh shpesh
Të më tmerrojë fytyra shemtake e natës
Hënën time kërkoj
Në lemenjtë e saj të driës të më nanurit
Të më qetësoj
Mesditet përqafoj
Të shtyjnë me berryla kohën kotësie
Të më arnojnë xhepat e shpuar
Me penj lumturie
FTOHTËSI STATUJE
E bukur je,
E bukur..
Sytë ,
Të bukur, të qelqtë
Liqen i pamatë
Në të
Asnjë pulëbardhë
Në të
Asnjë valë nuk shetit
Dhe vezullimet në to
Pa dritë
E buzëqeshur je ,
E buzëqeshur
Buzëqeshja...
Buzëqeshje thëngjijshuar
Ikonë e bukur Shen-Mëri
E mrekulluar
Në të
E qeshura e ngrirë
Në të
Dritë pa ngjyrë
Dhe buzët e trëndafilta
Thatësirë.
Elegante je
Elegante..
Vajzë e bukur je
E bukur shumë
Elegancë e balsamosur
Në akuarjel
Në të
Një ndjenjë e vyshkur fle
Në të
Dea mermer ti je
Një kukull vitrine
Pa zë