Gjelina Maçi Keçi - NË GJETHE VJESHTE STRUKUR EUROPA
Në verën e gjatë, të nxehtë e të tharë,
Si pesë shekuj të shkuar me parë,
Vjeshta dikur erdhi me lajme të çuditshme,
Dimri vjen i ashpër e në një botë të frikshme.
Nga shiu i butë mori frymë toka,
Mal e vrri tani sikur u gjallërua,
Në një gjethe vjeshte strukur Europa,
Në grahma të fundit dashuria u harrua.
Vjeshta bujare me musht e gosti,
Sofrat e fundit shtron plot me mirësi,
Me fustan të artë e bukur si poezi,
Zhduket nga skena me bronkopneomoni.
Nuk është parë e nuk është dëgjuar,
Dimri i gjatë në errësirë të plotë,
Një kuçedër gjithçka ka ndaluar,
Solli varfëri, e sikur jashtë në të ftohtë.
E mos u bëftë kurrë se çfarë thuhet,
Luftë e grindje në këtë glob të marrë,
E vërteta është në lak ku loja luhet,
Ama shpresën se vrasin dot këta djajë .
Pas virusit njerëzia sërish druhet,
Për lumturinë kush s'po ka mall!