Maria Grazia Vai - (poezi)

Maria Grazia Vai - (poezi)
ANA TJETËR E DITËS
 
-në avullin e kafesë ëndrra del nga binarët-
 
është një ditë që na plak
por nuk kalon
 
dhe unë shndërrohem në shi
e në një tjetër formë
 
(... për të qenë agimi me qerpikë livande për ty ...)
 
 
HIJE TË UJIT TË ËMBËL
 
kthjellime të shkurtra dhe në mes orët:
dashuria që pas dimrit mbërrin.
 
- pas gjithë heshtjes sonë në agim -
që, asnjë ëndërr jetën mos e shqetësojë.
E mbrojtur nga një brinjë arre:
fle, rrëzë një shelgu – zemra
 
(Përktheu në shqip: Irma Kurti)