Linda Shaqiri - GURI I OXHAKUT

Linda Shaqiri - GURI I OXHAKUT
GURI I OXHAKUT
 
Më jep kohën të rrëfej,
Rrugën  e harruar,
Atij guri të rëndë,
Që peshon në dhé të huaj,
 
Më jep kohën  të kujtoj,
Shtatin e lumturisë,
Kurrë të mos harroj,
Peshën e dashurisë,
 
Më jep kohën të numëroj,
Hapat e mi,
Atje ku do arrij,
Do lundroj  me dashurin,
 
Kudo të jesh shkuar,
Nëpër kohë të kesh kaluar,
Kujto gurin e oxhakut,
Në vendin e huaj!