Jorida Satka - FRYMON…

Jorida Satka - FRYMON…
FRYMON…
 
Zgjaten duart bronx të shkujdesura,
fragmente jete... copëza xixëllonjash
në lëkurë...
Merimangë e humbur në kohë...
Vërtitet ndër ditë, javë, muaj, vite.
Ku ikin të gjithë dhe ti kërkon në zbrazëti.
Ushqehesh, po jeton si kufomë.
Instikt që thur, fle ngrihesh, rënkon.
Kërkon të udhëtosh në kohë,
pa pyetje pa përgjigje.
Përsëri kërkon kohë, mjerueshëm, pa formë,
Frymon në një kohë, pa kohë.