Rozeta Kreste – Vjeshtë

Rozeta Kreste – Vjeshtë
VJESHTË
 
Vjeshtë e marra mos me çmend,
Mos mi ndiz ëndrrat ziliqare,
Lërma te zbrazur udhën pa këngë e zogj,
Hënën si limon mos ma var në dritare.
 
E kam të shkretë udhën, shpresa vdiq!
Kortezhi zogjve qefinin shpien në varrim,
Ne sqep kanë varur këngët e pa thëna,
Ato këndonin në heshtje kur qante shpirti im.
 
Po ç‘ndodhka sonte? Ringjalljen predikon?
Lëvizin vrullshëm shpirtrat nëpër varre
E marra vjeshtë drejt jetës po më josh
U çmendkan dhe të vdekurit kësaj ane!..
 
(Marrë nga profili i poetes Rozeta Kreste)